Shtohet numri i kosovarëve që vijnë sot për... plazh?

Vetëm gjatë 24 orëve të fundit, rreth 6 mijë qytetarë nga Kosova kanë kaluar përmes pikës kufitare të Vërmicës për në Shqipëri, njofton Top Channel. I pyetur nga media, një rreshter policie ka deklaruar dje në drekë se vetëm “brenda 24 orëve të fundit kanë kaluar nga Kosova në Shqipëri rreth 3 mijë automjete dhe 6 mijë persona. Këto janë të dhënat që kemi për 24-orëshin e fundit”, ndërsa fluksi vazhdoi të rritej në orët në vazhdim.
Sipas Policisë së Kosovës, numri i shtetasve që kanë kaluar për në Shqipëri është më i madh në krahasim me të njëjtën periudhë të përpara një jave dhe kjo, sipas tyre, ndodh për shkak të përmirësimit të kushteve atmosferike. Duket se policia e Kosovës nuk sheh parashikimet e motit.
Madje dhe qytetarët kosovarë të pyetur kanë dhënë përgjigje të tipit: “Kam disa të afërm dhe duke pasur pak kohë të lirë, mendova që ta shfrytëzoj këtë periudhë e t’i vizitoj”. Gjithsesi, ky fluks ka shumë gjasa të çojë përveç plazhit edhe ca vota në kuti votimi. Vazhdon të mbetet e vlefshme pyetja, edhe pse mund të kenë pasaportë shqiptare, a kanë të drejtë të vendosin për fatin politik në Shqipëri njerëz që vijnë vetëm për 2 javë plazh?
k.c.
Comments
Nate e dite te punon mendja e
<p>Nate e dite te punon mendja e keqe, o lumezi, prandaj je aq i pikerrt sa nuk te do njeri fare, perveç atyre qe te perdorin.... Po mijra te huaj qe vijne nga Japonia, Kina, Anglia, SHBA çdo dite ne Sarande, per te votuar vijne? Ashtu thonin edhe ca psudogazetare nga Jugu, qe presin sa t'u dale pakez emri ne ndonje cep gazeta apo t'u degjohet emri ne media, kur beheshin mitingjet ne Sarande: erdhen kaq autobuza e kaq motorriste per te marre pjese ne mitingun e Rames apo te Sales, jo per te tjeret. Kthjellohuni nga trute, o gazetare qe i vute trute e gomarit ketij publiku te paket qe ju lexon.</p>
Kane po aq te drejte sac kane
<p>Kane po aq te drejte sac kane emigrantet qe vine nje here ne vit! Boll i fryve ndasive kombetare. </p>
TURP
<p>TURP</p>
Add new comment