Arkiv-Lajme
“Fiks Fare” siguron “lista të zeza” me ata punonjës administrate që abstenojnë apo votojnë kundër PD-së
Aktivistët e zyrave elektorale të PD-së janë treguar shumë “të kujdesshëm dhe profesionalë” në detyrën e ngarkuar, fakt që e vuri në dukje emisioni “Fiks Fare” të Top Chanel në transmetimin e mbrëmëshëm. Dokumentet zyrtare të siguruara nga gazetarët e “Fiksit” tregojnë aktivitetin e ethshëm partiak për të siguruar votat, në grupseksionet 1857 në njësinë numër 6 te shkolla “Myslym Keta” me 2390 zgjedhës dhe 1858 po aty, me 1491 zgjedhës dhe që të dyja janë në zonën e Kombinatit.
Votë ndëshkuese, jo votë e bardhë, shkruan Denar Biba, ish-anëtar i KQZ-së që ka dhënë dorëheqjen
Pasi shpjegon si jurist se ç’është vota e bardhë dhe ku shprehet ajo, pasi shpjegon se vota e bardhë nuk është vetëm fenomen shqiptar, Biba tregon pasojat që sjell ajo në përgjithësi, por në rastin konkret te ne në këto zgjedhje.
Meta jep garanci për luajalitet pas zgjedhor me PS-në
Përgjigja e Berishës për agjencinë austriake të lajmeve APA, se pas zgjedhjeve nuk e përjashton një koalicion me Metën (“është një çështje, për të cilën duhet folur pas zgjedhjeve”, tha ai), është marrë si një diversion nga ana e Metës. Në mos si diversion, është marrë prej tij si një lëvizje për ta zhvleftësuar si një faktor opozitar përpara zgjedhjeve. Dhe Meta i aka dhënë përgjigjen nga Berati “i tij”:
Rama në mitingun përmbyllës: Miting safi me vëndalinj safi, jo me robër të mbledhur me autobusa që do të mbushin nesër Tiranën
Qysh mbrëmë, për të mos i parë më rrugët e Tiranës dhe të gjithë Shqipërisë, autobusi “mavi”, legjendë i PS-së, pas një misioni historik të përmbushur me sukses, u mbyll në një garazh special me porosi të veçantë të drejtuesve të shtabit elektoral të kryetarit Rama, apo ndoshta edhe me porosi direkte të këtij të fundit. Sipas burimeve konfidenciale nga PS, është menduar që autobusi të vendoset në një vend të veçantë si objekt muzeal, si simbol i fillimit të Rilindjes së Dytë Shqiptare që do të kurorëzohet me fitore në datën 23 qershor.
FRD: Dështimi i sistemit elektronik, skenar i PD-së për të vjedhur dhe manipuluar votat
“Në 23 qershor, votuesit shqiptare do të shkojnë në votime jo vetëm me një Komision Qëndror të Zgjedhjeve të gjymtuar nga politika e konfliktualitetit, jo vetëm nën thundrën e presioneve për të imponuar vullnetin e tyre sovran, por edhe me një mangësi flagrante të standarteve ligjore në fuqi, sikundër është mungesa e sistemeve elektronike përkatëse”- për shtyp të Frymës së Re Demokratike.
Bode më në fund konfirmon zyrtarisht rezultatin “katastrofë”, mungojnë 30 milionë USD në buxhetin e shtetit(!)
Edhe pse me vonesë, dje, nën zë, Bode konfirmoi dështimin total në arkën e shtetit, më të madhin gjatë 10 viteve të fundit, shkruan në gazetën “Shqip”, Ardi Kola. Ridvan Bode, pjesë e dy mandateve të Kryeministrit Sali Berisha si ministër i Financave, zbardhi dje treguesit fiskalë të 5-mujorit të parë, me disa korrigjime, në tentativë për të zbutur rënien, por shifrat konfirmojnë gjendjen e vështirë në arkën e shtetit. Në raport, shkruan më tej gazetari, pranohej nga ministri se buxhetit i mungojnë rreth 30 milionë dollarë nga totali i të ardhurave.
BBC: Pakënaqësi e madhe me qeverinë e Berishës në Shqipëri; PS, 9 pikë përpara PD-së
Gjigandi britanik, BBC, sjell për lexuesit e saj sot një rubrikë me pyetje - përgjigje në lidhje me zgjedhjet parlamentare në Shqipëri.
Në lidhje me pyetjen se a do të jenë këto zgjedhje të lira dhe të ndershme, BBC thotë se çështja kryesore qëndron tek KQZ-së, që po operon pa opozitën. Po ashtu theksohet se opozita ka vënë në pikëpyetje besueshmërinë e listës së votuesve. Socialistët thonë se ka mbi 25 mijë dublikata dhe 352 mijë votues nuk kanë një adresë të saktë.
Veton Surroi denoncon vrasjet e 21 janarit, dhe ndjen se në Shqipëri do të ketë rotacion politik
Veton Surroi ka shkruar shpesh për Tiranën politike, por ka shkruar në mënyrë tepër neutrale, si të ketë dashur të mos keqkuptohet nga palët këtu. Por në një artikull të publikuar në Shqipin e sotëm, ai e ‘tradhëton’ këtë sjellje. Në shkrimin me titull “Humbja dhe fitorja e gjysmës tjetër”, ai mban qëndrime, të cilat, edhe pse janë më shumë të nënkuptuara se sa të troçta, dallohen edhe nga një sy i pavëmendshëm.
BB: Shqipëria, e treta në varfërinë ekstreme dhe e dyta në varfërinë e moderuar në Ballkan
Disa statistika të dhëna dje nga Banka Botërore që i përkasin periudhave të ndryshme duke nisur nga 2007-2010, tregojnë se varfëria në rajonin e Ballkanit është rritur, si rrjedhim edhe në Shqipëri. Nga ky fenomen nuk është përjashtuar as Shqipëria, e cila sipas shifrave të BB radhitet e treta në rajon për varfërinë ekstreme, pas Kosovës dhe Maqedonisë. Ndërsa shkalla për varfërinë e moderuar (që do të thotë të jetosh me 2.5 -5 dollarë në ditë) e rendit vendin tonë të dytin pas Kosovës.
Nëpër televizione po përgatiten për të mbyllur fushatën me intervistat e fundit në studiot e debateve
Nëpër televizione po bëhen inkursionet e fundit nga ana e udhëheqësve politikë të partive. Krerët e partive të vogla do kënaqen me studio “të vogla” të televizioneve lokale, ndërsa studiot e rëndësishme janë planifikuar për të mëdhenjtë. Sali Berisha shkon sot në Top-channel, para gazetarit Sokol Balla; është një vizitë e rrallë, e pikërisht për këtë arsye provokon kureshtje. Edi Rama do jetë në Opinion, TV Klan, para Fevziut. Ilir Meta do jetë sonte tek studioja e Artur Zhejit. Ky i fundit e ka lënë ta bëjë pushim nesër, pasi Rama e Berisha do të ndërrojnë vendet.