Nëpër televizione po përgatiten për të mbyllur fushatën me intervistat e fundit në studiot e debateve

Postuar në 20 Qershor, 2013 09:46

Nëpër televizione po bëhen inkursionet e fundit nga ana e udhëheqësve politikë të partive. Krerët e partive të vogla do kënaqen me studio “të vogla” të televizioneve lokale, ndërsa studiot e rëndësishme janë planifikuar për të mëdhenjtë. Sali Berisha shkon sot në Top-channel, para gazetarit Sokol Balla; është një vizitë e rrallë, e pikërisht për këtë arsye provokon kureshtje. Edi Rama do jetë në Opinion, TV Klan, para Fevziut. Ilir Meta do jetë sonte tek studioja e Artur Zhejit. Ky i fundit e ka lënë ta bëjë pushim nesër, pasi Rama e Berisha do të ndërrojnë vendet. Rama do jetë të premten në Vlorë, ku do ngrihet studioja lëvizëse e Ballës, ndërsa Berisha do jetë nesër në TV Klan, por jo tek Fevziu; do jetë në një talk show të drejtuar, sipas shumë gjasash, nga Reiz Çiço. Bamir Topi do jetë sot tek Ilva Tare, në Ora News. Nesër, po tek Ilva Tare, do të jetë Ilir Meta.

Dhe këto do të jenë “ngjarjet” e fundit televizive të kësaj fushate. Në orën 24.00 të ditës së nesërme starton heshtja elektorale. Por kjo heshtje do të prishet – të paktën, kështu ka ndodhur herë të tjera – gjatë ditës së votimit, të dielën, kur të gjitha televizionet do të nisin qysh në mëngjes maratonat informative.

 

Re.Pu.

Comments

Submitted by Anonim (not verified) on

<p>Normal qe te gjithe do te jene kureshtar per Berishen tek Balla... Kot dalin keta te tjeret se ska per ti degjuar njeri e pare dhe nuk e kuptoj cdo te thone me. I kane thene te gjitha. Rama tek Fevzo eshte bere si Berisha tek Fevzo ne vakt.. ose si Rama tek Balla... Si do te ece biseda Balla -Berisha ( dhe dihet qe te dy jane lemente te fuqishem ne kete lloj formati) mendoj ata qe ndjekin debatet sonte do ta kthejne tek Balla. Balla nuk eshte debatues i bute dhe besoj se do te kete edhe supriza per Berishen...Edhe daljet e shpeshta sikur behen bajate&nbsp; apo jo kolege....</p><p>&nbsp;</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.