Votë ndëshkuese, jo votë e bardhë, shkruan Denar Biba, ish-anëtar i KQZ-së që ka dhënë dorëheqjen

Pasi shpjegon si jurist se ç’është vota e bardhë dhe ku shprehet ajo, pasi shpjegon se vota e bardhë nuk është vetëm fenomen shqiptar, Biba tregon pasojat që sjell ajo në përgjithësi, por në rastin konkret te ne në këto zgjedhje.
Të votosh sot duke prishur votën (duke e hedhur të bardhë, apo duke e shkarravitur atë), në fakt, ke votuar për status quo-në, d.m.th mos trazimin e ujërave, me fjalë të tjera për partinë në pushtet, sepse votuesi refuzues nuk është pjesë e militantëve, por e kontigjentit të ndërmjetëm (pra as blu as lejla). E djathta ka votues pak më shumë se e majta, pasi ka militantët plus të punësuarit e shantazhuar dhe familjet e tyre. Rrjedhimisht, n.q.s votuesit e ndërmjetëm (alias "elektorati gri", apo "të pavendosurit") që jane edhe pjesa me e shëndetshme e shoqërisë, zgjedh te mos marre ane, pra zgjedh te mos zgjedhe, por të tregohet indiferente, pa dashje, nga miopia, në fakt zgjedh të mbajë në pushtet grupimin politik që është ndërkohë në pushtet.
Vota e bardhë në këtë mënyrë, shndërrohet në carte blanche. Nga njëra anë thua s'më pëlqen mënyra sesi qeverisem, nga ana tjetër i mban në pushtet. Votoi drejtpërdrejtë, atëherë dhe lëri stërhollimet intelektuale, thotë Biba.
Zh.
Më tepër në linkun: http://www.shekulli.com.al/web/p.php?id=25421&kat=92
Add new comment