Bode më në fund konfirmon zyrtarisht rezultatin “katastrofë”, mungojnë 30 milionë USD në buxhetin e shtetit(!)

Postuar në 20 Qershor, 2013 13:56

Edhe pse me vonesë, dje, nën zë, Bode konfirmoi dështimin total në arkën e shtetit, më të madhin gjatë 10 viteve të fundit, shkruan në gazetën “Shqip”, Ardi Kola. Ridvan Bode, pjesë e dy mandateve të Kryeministrit Sali Berisha si ministër i Financave, zbardhi dje treguesit fiskalë të 5-mujorit të parë, me disa korrigjime, në tentativë për të zbutur rënien, por shifrat konfirmojnë gjendjen e vështirë në arkën e shtetit. Në raport, shkruan më tej gazetari, pranohej nga ministri se buxhetit i mungojnë rreth 30 milionë dollarë nga totali i të ardhurave. Të tri taksat kryesore, si TVSH-ja, akciza dhe tatimi mbi fitimin paraqiten dobët, respektivisht 5.4, 4.1 dhe 1.4 për qind më pak se viti 2012. Shqetësues është fakti se nuk kemi rënie të të ardhurave vetëm në raport me vitin e kaluar. Treguesit historikë nga 2013 dëshmojnë se arka e shtetit paraqitet në nivelin më të ulët, fakt i pranuar nga vetë Ministria e Financave.

Shpenzimet në total si 5-mujor janë rritur me 13.3 për qind në raport me 2012-n (plot 200 milionë dollarë), kurse me planin afro 6.1 për qind. Deficiti vetëm për këtë periudhë të vitit, pra janar-maj, arriti në rreth 380 milionë dollarë, gati 120 milionë më shumë plani dhe 200 milionë më tepër se 2012-a (!)…

Zh.

Shkrimi jep edhe shumë të dhëna të tjera, ndaj ndiqni linkun: http://gazeta-shqip.com/lajme/2013/06/20/ministri-bode-arka-e-shtetit-ne-piken-me-kritike-qe-nga-2003/

Comments

Submitted by AnonimTR (not verified) on

<p>Bode dhe Imami duhet te futen ne burg qysh ne muajin e pare te qeverisjes te se majtes.Stop pa ndeshkueshmerise.</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.