FRD: Dështimi i sistemit elektronik, skenar i PD-së për të vjedhur dhe manipuluar votat

“Në 23 qershor, votuesit shqiptare do të shkojnë në votime jo vetëm me një Komision Qëndror të Zgjedhjeve të gjymtuar nga politika e konfliktualitetit, jo vetëm nën thundrën e presioneve për të imponuar vullnetin e tyre sovran, por edhe me një mangësi flagrante të standarteve ligjore në fuqi, sikundër është mungesa e sistemeve elektronike përkatëse”- për shtyp të Frymës së Re Demokratike.
“Sistemet elektronike të mësipërme, përbënin një pengesë kryesore për t’i hapur rrugë sëmundjes së vjetër të Kryeministrit në ikje”, thuhet në një konferencë për shtyp të Frymës së Re Demokratike. Qeveria në mënyrë të qëllimshme nuk arriti të instalojë një sistem modern të administrimit të votës, qoftë dhe në mënyrë të pjesshme, duke shkelur kështu premtimin e saj publik, madje dhënë edhe tek partnerët tanë ndërkombetarë, për zgjedhje të lira dhe sipas standarteve.
Ashtu si dhe nga shumë subjekte të tjerë edhe FRD kërkon të fillojë hetimin mbi dëmin ekonomik të shkaktuar taksapaguesve dhe shpërdorimin e detyrës në mënyrë të qëllimshme të konsumuar nga nëpunës të papërgjegjeshëm.
Zh.
Add new comment