BB: Shqipëria, e treta në varfërinë ekstreme dhe e dyta në varfërinë e moderuar në Ballkan

Postuar në 20 Qershor, 2013 10:09

Disa statistika të dhëna dje nga Banka Botërore që i përkasin periudhave të ndryshme duke nisur nga 2007-2010, tregojnë se varfëria në rajonin e Ballkanit është rritur, si rrjedhim edhe në Shqipëri. Nga ky fenomen nuk është përjashtuar as Shqipëria, e cila sipas shifrave të BB radhitet e treta në rajon për varfërinë ekstreme, pas Kosovës dhe Maqedonisë. Ndërsa shkalla për varfërinë e moderuar (që do të thotë të jetosh me 2.5 -5 dollarë në ditë) e rendit vendin tonë të dytin pas Kosovës. Banka Botërore i publikoi këto shifra dje gjatë prezantimit të raportit rajonal “Nga recensioni i dyfishtë, tek rimëkëmbja e brishtë” .

 Recesioni dhe frenimi i rritjes ekonomike nga kriza në eurozonë kanë sjellë një rritje të zgjatur me varfërinë e individëve me nivele konsumi ndërmjet 2.5 USD dhe 5 USD në ditë, nga 22 për qind në 26 për qind. BB vëren se normat e varfërisë në rajon në nivel kombëtar janë shumë më të larta se në BE.

 BB thotë në studim se Ballkani ka problem me statistikat, pasi të dhënëat përpunohen dhe disponohen me vonesë, pavarësisht investimeve të vazhdueshme për prmirësimin e institucioneve llogaritëse.

Zh.

Më tepër: http://mapo.al/2013/06/19/bb-kriza-ka-thelluar-varferine-ne-shqiperi/

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.