Arkiv-Lajme
Berisha: Do të pranoj verdiktin, s’bëj protesta
Për herë të parë Kryeministri Berisha bën një deklaratë të tillë. Dhe këtë e bën në një media të huaj, në një intervistë dhënë gazetarit Martin Richter për agjencinë austriake APA. Ndërsa në lidhje me mundësinë e një koalicioni me Metën pas zgjedhjeve, ai thotë që duhet ta pyesni pas 23 qershorit. Përsa u takon koalicioneve paszgjedhore, Ju lutem më pyesni pas zgjedhjeve. Berisha tha se do jetë në krye të PD dhe në opozitë.
Tedi Papavrami e Anri Sala flasin në favor të rotacionit politik
Ka këtë herë një angazhim të elitës intelektualo-kulturore në favor të rotacionit, që nuk është vënë re më parë. Pjesa e elitës në favor të pushtetit është më e tërhequr se sa zakonisht, ndërsa nga ana tjetër janë bërë të zëshëm disa emra që nuk e kanë pasur për zakon të flasin në rrethana elektorale. Fjala vjen, artisti me famë ndërkombëtare Anri Sala, ndonëse mik me Edi Ramën, nuk është parë të bëjë apele elektorale.
Bamir Topi: Duhet ta nxjerrim në pension Sali Berishën; është detyrë historike
Bamir Topi nuk ka dilema lidhur me “armikun” e tij elektoral. Ai është Sali Berisha, dhe ky fakt nuk befason ndokënd. Përveç përvojës që ka patur me të gjatë viteve të presidencës (është një përvojë që i ka ndarë njëherë e mirë), ata peshkojnë në të njëjtat ujra, në ujrat e elektoratit të djathtë.
Debat në Zërin e Prishtinës lidhur me islamin radikal: Xharra versus Kurti
Arbana Xharra, kolumnistja e Zërit të Prishtinës, ka shkruar një artikull me titull “Manovrat e pabesueshme të Kurtit”, ku merret me qëndrimin e këtij të fundit (është fjala për Albinin) në rrethanat që disa imamë kanë bërë sulme ndaj grave, e konkretisht ndaj deputetes së VV-së, Alma Lamës, e cila, sipas autores, lëviz nëpër Prishtinë nën masa sigurie për shkak të kërcënimeve nga ekstremistë islamikë. Xharra citon një, a më shumë imamë, të kenë thënë se “femrat e Shqipërisë janë lavire”, dhe se “Alma Lama është refugjate”.
Panorama, një “mbështetje” e lehtë për kandidimin e Malajt?
Panorama hapet sot me një “mbështetje të lehtë” për Malajn deputet, me fjalë të tjera për “disidencën” socialiste. Gazeta ka shkëputur një moment nga bashkëbisedimi i Majkos me studentët e UET, ku ai shprehet pro hyrjes së Malajt në Parlament. Citohet Majko: “Do doja të shihja njerëz që kanë investuar në Parlamentin shqiptar jo vetëm në PS, por dhe në krahun tjetër, siç është Leonard Demi, që nuk është në listat e PD-së.
Zef Brozi nuk mungon me apelin e tij para 23 qershorit: “Shqiptarë, ndahuni nga e keqja!”
Zef Brozi, ish gjyqtari i Kasacionit pas zgjedhjeve të vitit 1992, nuk e ka pushuar për asnjë moment betejën kundër praktikave autokratike të këtij të fundit qoftë në kohët kur Berisha ishte President, qoftë gjatë tetë viteve të fundit, kur ai ka qenë kryeministër. Brozi ka dhënë nga Ëashingtoni dhe një intervistë, që sipas shumë gjasash ai e ka parë si një rast të fundit për të bërë një apel para zgjedhjeve të 23 qershorit, dhe aty (dhënë gazetës shqiptarja.com) përsërit e nënvizon mesazhet që ka përcjellë herë të tjera.
Rama lidhur: “Foto me Obama-n nuk bëhen me logjikën e sekserëve të Tiranës”
Në programin Ilva Tare Tonight, Ramës i është bërë dhe pyetja lidhur me foton “elektorale” që ka bërë me presidentin amerikan Barack Obama. Këtë debat e mbolli dhe një denoncim i një amerikani, kongresmeni, Dana Rohrabacher, sipas të cilit, dikush, një shqiptar me emrin Bilal Shehu, ka paguar për këtë foto.
Ata që i janë lëpirë, do të jenë të parët që do ta pështyjnë?
Ata që i janë lëpirë, do të jenë të parët që do ta pështyjnë. Ata që e kanë mbështetur pa kushte, do të shndërrohen në ithtarët e parë të reformimit të PD-së. Ata që kanë përfituar nga pushteti i tij, do ta godasin pa mëshirë, duke e parë këtë si mundësinë fillestare për të përfituar edhe nga pushteti i ardhshëm. Vetë qeveritarët e rinj, të babëzitur nga tetë vite pa pushtet, do i fryjnë zjarrit të largimit të doktorit, për të mbaruar rehat punët e tyre.
Emigrantët e Greqisë do të votojnë “Rilindjen”, thotë Erion Veliaj, kam besim se kam punuar me ta
Kandidati për deputet i Partisë Socialiste për qarkun e Gjirokastrës, Erion Veliaj, iu është “qepur me bukë në torbë” emigrantëve shqiptarë në Greqi, duke zhvilluar me ta shumë takime. Dhe nuk ka dalë pa gjë, shumë prej tyre janë nisur drejt Shqipërisë jo vetëm për të votuar këtu, por edhe duke votuar për Partinë Socialiste.
Letër e Gery Kokalarit drejtuar Rumsfeld-it: “Jeni marrë me krijesat më të të ulëta njerëzore në Shqipëri, o “Sekretari më i keq i Mbrojtjes në historinë e SHBA-së”
Pas vizitës në Shqipëri me ftesë të ish-ministrit të Mbrojtjes, Fatmir Mediu, të dekorimit nga Presidenti Nishani dhe takimit impresionant me Kryeministrin Berisha, ish-sekretari i Mbrojtjes të SHBA-ve vihet në qendër të sulmit prej personalitetit të njohur, Gery Kokalari me anë të një letre, ku, pasi ka shpjeguar pozicionin dhe lidhjet e ish- sekretarit për Mbrojtjen të SHBA-ve, Ramsfelld me kompaninë amerikane AEY dhe tragjedinë e Gërdecit, pyet: “ Ju lutem mund të më thoni se sa ju kanë paguar për të shkuar në Shqipëri që të përpiqeni për t’ua ndrequr biografinë banditëve si Berisha