Zef Brozi nuk mungon me apelin e tij para 23 qershorit: “Shqiptarë, ndahuni nga e keqja!”

Zef Brozi, ish gjyqtari i Kasacionit pas zgjedhjeve të vitit 1992, nuk e ka pushuar për asnjë moment betejën kundër praktikave autokratike të këtij të fundit qoftë në kohët kur Berisha ishte President, qoftë gjatë tetë viteve të fundit, kur ai ka qenë kryeministër. Brozi ka dhënë nga Ëashingtoni dhe një intervistë, që sipas shumë gjasash ai e ka parë si një rast të fundit për të bërë një apel para zgjedhjeve të 23 qershorit, dhe aty (dhënë gazetës shqiptarja.com) përsërit e nënvizon mesazhet që ka përcjellë herë të tjera.
“Ndahuni nga e keqja, i bëj thirrje popullit, ndahuni nga e keqja sa nuk është tepër vonë. Dhe pas 23 qershorit, kushdo që nuk është ndarë nga kjo e keqe le të mos ankohet. Le ta gëzojë edhe për 4 vite dhe më shumë vazhdimësinë e tiranisë”, ia bën ai.
Por ky apel shoqërohet dhe me një përpjekje për të rritur ndejshmërinë ndaj manipulimeve të mundshme: “E keqja është se Sali Berisha nuk ka ditur, nuk di dhe nuk do të bëjë zgjedhje të lira e të ndershme. Mos ja kërkoni këtë. Por, për të përballuar këtë ligësi dhe dinakëri të tij për manipulimin e zgjedhjeve qe është mjeshtër në këtë, atëherë ka rëndësi vota e të gjithë shqiptarëve të ndershëm. Shkoni dhe votoni që të minimizohen mundësitë e falsifikimit.”
Re.Pu.
Add new comment