Bamir Topi: Duhet ta nxjerrim në pension Sali Berishën; është detyrë historike

Postuar në 19 Qershor, 2013 04:34

Bamir Topi nuk ka dilema lidhur me “armikun” e tij elektoral. Ai është Sali Berisha, dhe ky fakt nuk befason ndokënd. Përveç përvojës që ka patur me të gjatë viteve të presidencës (është një përvojë që i ka ndarë njëherë e mirë), ata peshkojnë në të njëjtat ujra, në ujrat e elektoratit të djathtë.

Në Burrel, Topi citohet t’i ketë shtuar dhe një arsye tjetër marrëdhënies së trazuar me Berishën:  “Sot pushteti përndjek dhe kërcënon me vende pune ata që mbështesin FRD-në, sepse problemi më i madh i kryeministrit nuk është PS-ja, por FRD-ja. Prandaj nxjerrja në pension e kryeministrit është detyrë historike”.

Dhe më tej: “Zgjedhjet nuk kanë të bëjnë me politikanët, por me të ardhmen e shqiptarëve, prandaj ju bëj thirrje qytetarëve të Burrelit të dalim masivisht në votime në datën 23 qershor dhe të votojnë alternativën e re. Lajmi i parë i fitores së FRD-së do të vijë nga këtu”.

 

Re.Pu.

Comments

Submitted by dritan (not verified) on

<p>&nbsp;</p><p>Bukeshkale</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.