Piro Misha: Flamujt partiakë nëpër rrugë, një dukuri unikale shqiptare

Postuar në 18 Qershor, 2013 04:42

Piro Misha, që shprehet rrallë mbi zhvillimet korrente në jetën shqiptare, ka dhënë një intervistë për revistën Java, dhe kuptohet, argument janë zgjedhjet. Misha kërkon e prêt rotacionin, por e fillon me një vëzhgim: “Në kohë zgjedhjesh politika pushton me arrogancë jo vetëm gjithë hapësirën publike, por në një masë të madhe dhe atë private, duke e bërë të pamundur çdo lloj jete normale. Mjafton të hapësh televizionin, apo të dalësh të dritare që të shohësh atë valëvitje absurde flamujsh partiakë që kanë pushtuar gjithçka! Në fakt, flamujt partiakë, një dukuri kjo unikale shqiptare, përfaqësojnë simbolikisht një prej deformimeve më të rënda që kanë ndodhur në demokracinë shqiptare. Dje më rastisi të shihja katër a pesë makina plot me flamuj e militantë, që për orë të tëra u vërtitën me shpejtësi të madhe rrugëve të qendrës së Tiranës, duke i rënë fort borive e duke shkelur çdo rregull të qarkullimit rrugor, para syve të policëve që bënin sikur s’i shihnin! Në ç’vend tjetër mund të ndodhë kjo! Në ç’vend tjetër të Europës demokratike mund të ndodhë ajo që pashë para dy tre ditësh në autostradën e re të Tiranës, ku ngado qe shkruar: Këtë rrugë e ka ndërtuar Partia Demokratike! Pyetja normale që duhet të bënte çdokush është: ç’punë ka një parti me ndërtimin e rrugëve! Por tek ne prej kohe anormalja është kthyer në normalitet, ndaj dhe fatkeqësisht, gjëra të tilla s’i bëjnë më ndonjë përshtypje askujt.”

Intervista e plotë mund të ndiqet në linkun http://revistajava.al/kryesore/2013617/23-qershori-jo-thjesht-zgjedhje-por-fundi-i-nje-epoke

 

Re.Pu.

Comments

Submitted by O Tirona (not verified) on

Meqenese vete Misha nuk ka ndjere nevojen etike te jape nje disclaimer ku thote se I biri eshte ne PS, se paku I takon gazetareve. (Perjashtohen nga ky rregull gazetaret partizane)

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.