Conny McCormack rishfaq frikërat e saj lidhur me KQZ-në; por dhe sigurinë lidhur me numërimin

Kreu i Misionit ndërkombëtar të vëzhgimit (OSBE-ODIHR), amerikania Conny McCormack është shumë aktive këto ditë. Dje, ajo ka dhënë një intervistë për agjencinë gjermane në gjuhën shqipe DW, dhe aty ka demonstruar sërish shqetësimet e frikërat e saj. Ja disa nënvizime të sajat:
-Kur KQZ-ja nuk ishte e aftë të merrte vendimin për numrin e Komisioneve të Zonave të Administrimit Zgjedhor, atëhere këtë vendim e mori vetë Kolegji Zgjedhor. Ndërkohë ligji thotë që Kolegji Zgjedhor duhej t’i kërkonte përsëri KQZ ta merrte ai vendimin.
-Specifikat e ligjit në disa nivele ose tejkalohen ose nuk zbatohen në përputhje me atë që thotë ligji.
-Në kuptimin e çuarjes para të procesit zgjedhor ka disa afate ligjore që nuk janë respektuar dhe kjo nuk është në përputhje me ligjin. Por në përgjithësi mund të them që procesi zgjedhor duket se po shkon përpara brenda një kuadri ligjor të arsyeshëm.
-KQZ nuk ka pesë anëtarë dhe ka marrë vendime që kërkojnë shumicë të cilësuar duke përdorur justifikime racionale sipas të cilave është në rregull marrja e vendimeve me 4 anëtarë. Gjithsesi ligji është shumë i qartë dhe mendoj që çështja për ne dhe këdo tjetër është që zgjedhjet po afrohen dhe vendimi se kush do t’i fitojë ato, certifikimi i rezultatit kërkon qartësisht një shumicë të cilësuar prej pesë anëtarësh. Ky është thelbi i çështjes. Pra, ka disa vendime që kërkojnë shumicë të cilësuar prej pesë votash por më i rëndësishmi prej tyre, që është në mendjen e gjithkujt, është certifikimi i rezultatit.
-Rezultati nuk është vetëm në dorë të KQZ; ai varet edhe nga ajo se çfarë do të ndodhë në procesin e numërimit, si do të shkojë ky proces. Ndërkohë që procesi i numërimit në Shqipëri është shumë i hapur, lejon vëzhgues vendas dhe ndërkombëtarë, askush nuk mundohet të mohojë aksesin e tyre , që mendoj se është një komponent kyç i besueshmërisë së publikut. Gjithë qendrat e votimit kanë kamera TV, ekrane që tregojnë se si ecën votimi, nëse vota është hedhur.
Intervistën e plotë mund ta ndiqni në linkun http://gazeta-shqip.com/lajme/2013/06/11/mccormack-certifiki...
Re.Pu.
Add new comment