Erdogani fiton një duel force, por beteja me protestuesit nuk duket e mbyllur

Sheshi Taksim “është marrë në dorëzim” gjatë natës nga policia. Vëzhguesit dëshmojnë se ka pasur përleshje mes protestuesve dhe policisë, dhe se kjo ka qenë nata më dramatike qysh nga fillimi i protestës. Por kanë reaguar të gjithë. “Turqia është një vend mik i yni, por liria e shprehjes dhe e organizimit është një liri themelore që duhet respektuar”, thuhet nga Departamenti i Shtetit. Këshilli i Europës ka folur për dhunë të patolerueshme të përdorur nga policia. Amnesty International ka thënë se është ushtruar një “dhunë brutale dhe e paturpshme”.
Erdogan, megjithë kritikat që i janë bërë, ka vijuar në të vetën. Madje, ai ka arritur deri atje sa të gjobisë televizionet lokale që kanë transmetuar pamje nga protesta, pasi me këtë gjest ato televizione “kanë dëmtuar zhvillimin fizik, mental e moral të fëmijëve të rinjve”. Motivim i çuditshëm i gjobës.
Erdogani ka fituar një duel force, por gjasat janë që protestuesit të mos tërhiqen nga beteja e tyre.
Re.Pu.
Add new comment