Arvizu: “E mora si shaká idenë se vota e blerë duhej fotografuar me celular; por duket se s’është shaká”

Në intervistën e mbrëmshme në Vizion Plus, ambasadori amerikan Arvizu ka folur dhe për presionin që po u bëhet shumë njerëzve lidhur me votën. “Kemi dëgjuar për mënyra të ndryshme, se si duhet të votojnë njerëzit; nëse unë do të merrja pará, më duhet të shkoj dhe të sigurohem që kam votuar në atë formë; më duhet të marr celularin dhe t’i bëj një fotografi fletës së votimit si një provë që unë kam votuar në atë formë të caktuar”, tha ai fillimisht, dhe shtoi: “Kur e dëgjova për herë të parë këtë, unë thashë: e keni seriozisht?! Kjo është shaka. Por jo, më thanë.”
Dhe vijoi: “Nuk mund ta imagjinoj që do ndodhë një gjë e tillë. Kjo është turpëruese. Shqipëria në vitin 2013 nuk ka nevojë që të ketë këtë farë marrëzie.”
Re.Pu.
Comments
Nuk eshte aspak shaka.

Nuk eshte aspak shaka. Fotografimin e votes e kemi huazuar nga "vellezrit" tane siçiliane. Edhe sot e kesaj dite e perdorin per te kontrolluar votat e mafies politike.

nuk eshte degjuar e lexuar

nuk eshte degjuar e lexuar intervista me kujdes me sa duket sepse asnje nga gazetat nuk ka folur per mesazhin e drejtpredrejte qe leshoi ambasadori per presidentin e vendit per te qendruar mbi palet.

Kur eshte qe Arvizu e ka

Kur eshte qe Arvizu e ka degjuar kete per here te pare?

Nga kjo mund te kuptojme sa para apo mbrapa eshte me problemet shqiptare.

Add new comment