Një numër i madh kartash identiteti fals mund të ndryshojnë rezultatin e zgjedhjeve?

Postuar në 13 Qershor, 2013 05:57

Ky lajm vjen në numrin e sotëm të gazetës “Dita” në një intervistë të dhënë nga gazetari investigativ i emisionit “Xhungël” të TV News24 dhe rubrikës së kronikës në “Gazetën shqiptare”, Artan Hoxha. Nga investigimi i tij në terren, por edhe sipas një raporti zyrtar, kur listat zgjedhore tashmë janë mbyllur dhe nuk mund të ndryshohen më, Hoxha thotë se kemi 135 familje të dyshuara qartësisht si të dubluara apo me identitete fantazmë. Aktualisht mbeten edhe 27143 emra të dyshuar si të dubluar, ose me identitet të dyfishtë.

“Këto karta janë të prodhuara në zonat që njihen si bastion i PD-së (Malësi e Madhe, Pukë, Tropojë, Has, Kukës, Bulqizë e Dibër) dhe nëse përdoren sipas një skenari të parapërgatitur, mund të prodhojnë 5 mandate e të deformojnë rezultatin e zgjedhjeve”, thotë Hoxha. Duke shtuar:  “Mendoni, me kaq vota mund të fitohen deri 5 mandate, që do të ishin fatale për fituesin e zgjedhjeve dhe qeverisjen e vendit…  

Për më tepër ndiqni linkun: http://gazetadita.al/ministria-e-brendshme-fabrike-e-prodhimit-te-kartave-me-identitet-fals-apo-te-dyfishte/

 

Zh.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.