NYT vë alarmin sërish: Janë me mijra amerikanët, të cilëve u është vjedhur ADN-ja

Postuar në 13 Qershor, 2013 09:42

Pas alarmit që provokoi Edward Snowden me denoncimin e programit të përgjimit nga ana e Agjencisë Amerikane të Sigurisë Nacionale, është gazeta New York Times që bën një denoncim tjetër të fortë. Amerikanët, të paktën një pjesë e tyre, nuk është se janë spinuar vetëm në  web e në celular. Janë me mijra njerëzit e dyshuar për një krim të kryer apo të mundshëm për t’u kryer, por edhe viktimat e krimeve të ndryshme, që janë skeduar nga policia në një stil të paprecedent. Atyre u është marrë ADN-ja (Acidi Dezoksiribo Nukleik, një molekulë që përmban instruksionet gjenetike të njeriut e që e bën këtë të fundit unik e të papërsëritshëm), dhe u është magazinuar në agjencitë e policive lokale në SHBA.

Deri më sot ADN-ja është marrë veç nga FBI-ja dhe u është marrë veç personave që kanë kryer një krim të rëndë. Ndërsa sot, kjo gjë  - kjo u mor vesh tani – bëhet në laboratorët e komisariateve lokale, dhe bëhet edhe për të pafajshëm.

 

Re.Pu.

Comments

Submitted by Ilir (not verified) on

<p>Ju te respublikes me keto lajme sesancionale, e dini ate shprehjen &quot;Kontroll Demokraci&quot; pse cfare u be hane&nbsp; ku shijne te gjithe.</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.