Alimadhi i Ballit Kombëtar: Lista e PD-së e mbushur me ish-komunista e sigurimsa

Adriatik Alimadhi, kreu i Partisë së Ballit Kombëtar, aktualisht zëvendësministër i Transporteve, ka bërë kritika të forta ndaj PD-së dhe Berishës në një intervistë për "Gazeta Shqiptare". E ashpër është sidomos përgjigjia që ai i ka dhënë kësaj pyetje: “Si e keni pritur përfshirjen e Islamit dhe dy ish-deputetëve të tjerë të PS-së në listën e PD-së?”
Ja si përgjigjet Alimadhi: “Për mua nuk është aspak normale. Por meqë kanë vendosur të afrojnë pranë vetes Islamin ish-komunist, apo ish-sigurimsa të shtetit, kjo është përgjegjësi e PD-së. Një gjë e them me siguri; nuk ka më ballistë në Shqipëri të votojnë për Kastriot Islamin! Kur Partia Demokratike nuk na do, atëherë ballistët për kë do të votojnë? Prandaj edhe thirrja ime është shumë e ndershme: Mblidhuni ballistë në shtëpinë tuaj dhe votoni partinë e të parëve tuaj, votoni për gjakun, eshtrat, vuajtjet, internimet, dëbimet, përbuzjen dhe përbaltjen e padrejtë nga kriminelët komunistë. Nëse bashkohen të gjithë ballistët në mbarë vendin, edhe ata që janë tek PD-ja apo në parti të tjera, ju garantoj se do të jemi surpriza e zgjedhjeve të 23 qershorit.”
E.Zaloshnja
Comments
Si te mbrojme pjeserisht

Si te mbrojme pjeserisht voten.
Nese dikush ju kercenon per voten ose kerkon tua bleje, mund te veproni keshtu:
1) Nese u kerkojne qe te fotografoni fleten e votimit, beni nje foto me voten ne kuadratin qe ata duan.
Pastaj vendosni kryqe edhe ne disa kuti te tjera. Keshtu vota juaj do te anullohet.
2) Nese u japin nje flete te plotesuar e u kerkojne ate qe do te merrni ne vendin e votimit bosh. Perseri vendosni ne fleten qe u kane dhene disa kryqe ne disa kuti. Keshtu vota juaj do te anullohet, dhe i dergoni fleten bosh pucistave.

Kush deshiron mund te shkruaje edhe dicka ne fleten e votimit. Psh. se cila parti e kercenoi apo e pagoi, dhe e detyroi qe te anullonte voten.

Alimadh o hallemadh. Nuk di

Alimadh o hallemadh. Nuk di por me duket se ke qene ne gjume letargji zotrote ne dhjetor 1990. PDne e krijuan dhe themeluan sigurimsat e shokut Ramiz: Sala, Azemi, Ed Selami, Pashkoja, etj. Keta e gjithe visheshin me pardesy gri te prera me porosi nga shoku Ramiz qe ti dallonte policia sekrete. Bile thone se masen per prejrje te pardesyve Ramizi i kishte bere me trupin e Sales. Ndaj Pashkos pardeyja i rrinte si veladon prifti...

"Pardesyja gri" eshte nje

"Pardesyja gri" eshte nje sajese e plehrave qe deshironin qe te mos kishte person qe te dallohej nga te tjeret. Tipike metode komuniste dhe tek komenti yt dallohet edhe nevoja shpirterore qe plot shqiptare kane per te barazuar cdokend me kedo. Dhe kjo shpjegon edhe se pse jemi aty ku jemi (i kerkoj ndjese Nard Ndokes per te shprehurin).

PD nuk u krijua vetem nga ata emra qe ti permend. Qartasi je lexues i thjeshte i blogjeve online ose anetar i larte i PD-PS dhe te intereson ky version. Pati jo pak ngjarje ne ato ditet e para te PD-se per te treguar pothuajse paster per pjesemarresit se kush ishte kundra Ramizit (te pakten kjo!). Ashtu sic dallohej mjaftueshem qarte qe Sala dhe Azemi nuk e kishin problem diktaturen dhe menderisht ishin apo jane (Sala se per Azemin u kujdes vete qe te flasim vetem ne te shkuaren) diktatore.

Eshte kenaqesi kur mendon se historia eshte thene mjaftueshem per te mos e lene ne doren tende!

Kush deshiron te dije ka se cfare te lexoje! (prape ndjese NN!)

Kjo qe thua ti nuk eshte e

Kjo qe thua ti nuk eshte e veretete. Pikerisht trupa teatrale e Ramiz Alise, qe do sillte "demkoracine" u hartua ne bashkpunim me sigurimin e shtetit. Ndaj edhe pardesyte gri, ishin menyra qe u perdor per te evidentuar "demokaratet' e shokut Ramiz qe do sillnin demokracine. Une kam pare te dielen e pare te dhjetorit 1990( po shkoja te shikoja ndeshjet e te rinjve tek aneksi i Qemal Stafes si cdo te diele paraditje) me syte e mi tek muzeu Lenin Stalin studentet qe tentuan te vershonin tek rruga e Elbasanit. Ishin disa me pardesy gri midis te cilve Azemi binte ne sy. Une nuk e nhihja por dite me vone u be i njohur. Por tipat e tjere si Sala, Pashko etj, benin mu qe ishin sigurmsa se per muajin dhjetor e deri diku nga janari nuk e hoqen kurre pardesyne. Ky skenar eshte ndejkur edhe ne vende te tjera ish komuniste. Besoj se ke degjuar per librin disidentit cek Buchar qe pohon te njejten linje.

Nga ato cka ti konkudon jam 100% i sigurte qe ju personalisht nuk keni jetuar ne Tirane se paku ne gusht-dhjetor 1990. Sepse ne ato qe thua ti ka shume mungese vertetsie. Kjo vjen se gjerat i ke me te treguar ne distance, kurse une i kam me te pare e jetuar. Demokracine me 1990 e soli Ramizi dhe kjo kish kohe qe pergatitej, bile edhe hapja e ambasadave ishte loje e Ramizit. Psh kush ka jetuar ne Tirane ne gusht 1990, kish degjuar nen ze se sa te vijne studentet per shkolle ne shtator, do vijne ndryshime dhe do permbyset qeveria. keto i hapte sigurimi me urdher te Ramizit... Kjo tregon qarte se Ramizi po pergatiste grupin e "intelektualve me pardesy gri" qe ne dhjetor do "sillnin" demokracine. Bile dihet qarte se Ramizi kishte muaj qe punonte per kete pune edhe nen ndikimin e vendeve te tjera ish komuniste. Duhet te lexosh librin e Buchar se ke nevoje per pak njohuri. Dhe kete jua them per dashamiresi

Po pra po, po votat e veta

Po pra po, po votat e veta Sales ia con ky gjithsesi.

Add new comment