Të gjithë janë të shqetësuar për KQZ-në

Postuar në 12 Qershor, 2013 08:01

Njazi Jaho, një nga juristët më me përvojë të vendit dhe një nga më aktivët në shtyp me shkrime e intervista, ka shkruar një shkrim për Shqiptaren.com, në të cilin shpreh shqetësimin lidhur me gjendjen e KQZ-së. “Mbledhjet e KQZ-s janë të vlefshme kur marrin pjesë jo më pak se 4 anëtarë të saj, me përjashtim të rasteve kur kërkohet shumicë e cilësuar për marrjen e vendimit, sipas nenit 24 të këtij Kodi”, citon ai qysh në fillim nenin 22 pika 5 të Kodit Zgjedhor. Më poshtë jep rastet, në të cilat KQZ-ja duhet të marrë vendime me 5, e jo me 4, vota. Dhe shtron pyetjen: Si i bëhet kur në raste të tilla vendoset me 4 dhe jo me 5 vota? Përgjigja e tij është: “Vendime të tilla nuk kanë fuqi juridike dhe janë absolutisht të pavlefshme. Natyrisht ato mund të atakohen në Kolegjin Zgjedhor të Gjykatës së Apelit Tiranë, por mendoj se në këto raste gjykata, do të konstatonte vetëm pavlefshmërinë absolute të këtij akti.”

Shkrimin e plotë të tij mund ta lexoni në linkun http://www.shqiptarja.com/analiza/2709/jo-me-5-por-me-4-vota--161843.html

 

Re.Pu.

Comments

Submitted by Bajo (not verified) on

<p>Jo të gjithë! Këta me duar lart, shënjë ndërkombëtare miratimi, si shoh të shqetësuar, madje më duket se fytyrat e tyre shkëlqejnë më shumë se para një muaji, shkëlqim me burim nga drita e lumturisë dhe yndyra e dhjamit që mbush faqet (shënjë jo vetëm shëndeti, por dhe gjendjeje miqenjeje morale)</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.