E ardhmja e Turqisë nuk është Ataturku; por as Erdogani

Një profesor turk i historisë, Edhem Eldem, i universitetit “Bogazici”, ka shkruar një shkrim për të përditshmen amerikane New York Times, ku përgënjeshtron apo kundërshton idenë se protestat e javëve të fundit synojnë rikthimin e Turqisë në epokën e Mustafa Qemalit, që dallohej për ‘vlerën’ e shekullarizmit. Në fakt, thotë profesori turk, nuk është kështu, e nuk do duhej të ish kështu. Epoka e Ataturkut ka qenë diktaturë, ashtu siç ishte dhe epoka e sundimit të Turqisë nga lideri tjetër autokratik, Ismet Onunu. Të dy këta e kanë sunduar Turqinë nga viti 1923 deri në vitin 1946. Pastaj, vjen epoka e demokracisë që është ndërprerë nga disa grushte shteti të bërë nga ushtarakët: i pari në vitin 1960, i dyti në 1971, i treti 1980, dhe një i katërt që dështoi i vitit 1997.
Erdogani, nënvizon Eldem, ishte ok 4-5 vitet e para, ku ai besonte tek demokracia, dhe me ndihmën e demokracisë ish që ai evitoi njëherë e mirë kontrollin e shoqërisë e të politikës nga ushtria. Ndërsa tani, kërkon të bëjë vetë atë që bënin gjeneralët shekullaristë; kërkon ta bëjë me ndihmën e policisë. Dhe kështu është shndërruar në një problem për Turqinë. Ka ndërtuar një regjim autoritarist dhe ka zënë të zëvendësojë shekullarizmin me fanatizmin fetar (kërkon të ndalojë dhe konsumin e alkoolit në publik).
Shkrimin e plotë në New York Times (për ata që dinë anglisht) mund ta gjeni në linkun http://www.nytimes.com/2013/06/17/opinion/turkeys-false-nostalgia.html?hp&_r=0
Re.Pu.
Comments
Editorial me vlere.
<p>Editorial me vlere.</p>
Add new comment