Arvizu bashkëbisedon me qytetarët, të cilët kanë shqetësime opozitare

Ambasadori amerikan në Tiranë, Alexander Arvizu, siç kish lajmëruar, dha sot një intervistë online, ku iu desh t’u përgjigjej pyetjeve të qytetarëve. U vu re që shumica e pyetjeve ishin të natyrës opozitare, si “a mendoni se mund te perseritet serish i njejti skenar qe ndodhi ne tirane ne zgjedhjet vendore te para 2 viteve?”, “nese do kemi nje ‘kembengulje’ te kryeministrit aktual per te mos e leshuar pushtetin, pavarsisht rezultatit, ju si nje nga partneret tane me te rendesishem dhe me me ndikim ne zhvillimin e demokracisë, si do te reagonit?”, “a mendoni se gjate ketyre 4 viteve te kaluara ka pas nje ftohje te mardhenieve SHBA-Shqiperi?”, “a mendoni se nje qytetar i ndershem ne Shqiperi, i cili çdo arritje e bazon ne shpatullat e veta, duhet te harxhoje kohe ne radhet e gjata per te votuar?”, “shohim se neper mitingjet e partise demokratike po perdoret administrata dhe studentet per shkak te kercenimeve; a eshte kjo e lejueshme ne nje shoqeri qe sanksionon parime demokratike?”, etj.
Nga përgjigjet, shumica e gazetave kishin veçuar për titull një pohim parazitar kotmëkot: “Arvizu: Nëse vota është e lirë dhe e drejtë, rotacionin e vendosin votuesit”. Nuk merret vesh pse, pasi në të vërtetë kish nënvizime të tjera që ia vlente të veçoheshin, si “mos ua vini veshin sirenave që ju ftojnë për bojkot”, “nuk do të kyçem në ambasadë gjatë zgjedhjeve e gjatë ditës së votimit”, etj, etj.
Re.Pu
Add new comment