Postera në rrugët e Maqedonisë: PD importon mitingashë

Postera që të joshin: prof.dr. Sali Berisha janë parë në rrugët e Dibrës. Qëllimi – ardhja e qytetarëve të vendit fqinj për mitingje në Shqipëri (Maqellarë).
Lajmin e nxjerr Shqip që përmes postimit të një posteri që u bën thirrje hapur qytetarëve maqedonas me origjinë shqiptare të mbështesin Kryeministrin.
Lajmi është marrë nga gazeta Tribuna që shkruan se “Sali Berisha duket se ka humbur shpresat të ketë mbështetës në Dibër”, Gazeta maqedonase “Tribuna” raportoi dje se PD-ja ka filluar të bëjë lajmërime në Maqedoni, për të mbledhur mbështetës për mitingun e parashikuar të zhvillohej pasditen e djeshme nga Berisha në Komunën e Maqellarës në Qarkun e Dibrës. “Ky lajmërim është i vendosur në Dibër të Madhe, në Maqedoni, dhe u kërkon shqiptarëve të shkojnë në takimin e Berishës në Maqellarë”, shkruan gazeta në lajmin e saj.
Ne.Su.
Add new comment