Erdogani ka falenderuar Shkupin e Gostivarin për mbështetjen?

Kryeministri turk, Rexhep Taip Erdogan organizoi në fundjavë dy tubime në Stamboll e Ankara. Dhe me anë të këtyre tubimeve “oqeanike” (merrnin pjesë qindra mijra njerëz), ai kërkoi t’i jepte Turqisë e botës një provë të forcës së vet, ndonëse thellë-thellë manifetsime të tilla janë provë dobësie. Manifestime të tilla janë tabiat despotësh në moment të vështira. Këta të fundit, sa herë që ndodhen përballë protestuesish, në vend të negocjojnë me këta të fundit, bëjnë karshillëk me mbështetës të tyre.
Në fjalimet që ka mbajtur, Erdogani ka qenë sërish kërcënues. Më e bukura është se, sipas Klejdi Këlliçit që shkruan për Mapon, ai ka falenderuar, mes të tjerash, dhe Shkupin e Gostivarin, ku ka pasur manifestime në favor të tij e kundër protestave në sheshin Taksim. Sipas Këlliçit, atë që nuk e bënë përfaqësues të pakicës turke në Maqedoni, e bënë me vrap disa shqiptarë.
Re.Pu.
Comments
Mos bre shqipe , mos !
<p>Mos bre shqipe , mos ! Megjithese nuk keni faj ! Ju e beni kete mbeshtetje , me idene se jeni duke i bere karshillek serbo-maqedonsve , dhe nuk keni faj ! Te braktisur nga Shteti ame , Shteti shqiptar , qe realisht dhe praktikisht nuk eshte i shqiptareve , pasi nje levizje qofte ne gjeopolitike , qofte ne ekonomi , nuk e ka bere per shqiptaret ; te braktisur dhe percare edhe nga partite tuaja po shqiptare , juve nje pjese shume e rendesishme e faktorit politik shqiptar ne rajon , keni mbetur si "pula pa koke " ! Po ani , s'ka gje se keshtu jane shqiptaret ne te gjitha trevat ! E keqja buron nga Tirana , kalon nga Kosova dhe perfundon aty tek juve , por dhe tek refugjatet shqiptare kudo qe jane !</p><p>Jemi nje komb i sakatuar , i percare , i paudhehequr , i pa organizuar (ose me mire me thene "nen nje ç'organizim te organizuar) ! Keshtu e duan antishqiptaret Kombin Shqiptar dhe Faktorin Shqiptar ne Ballkan !</p><p>Kur do t'i kthejme syte nga vetja , per te gjetur rruget dhe mundesite tona , per te rakorduar levizjet dhe qendrimet tona , per te vendosur udheheqjet tona , ne krye te Faktorit Tone ? Qe pastaj te jete Turqia , Greqia , apo Serbia dhe Italia , ajo qe te na mbeshtesin ne cdo kohe dhe jo Erdogani , Berluskoni apo -viçët kushdo qofshin ata (qe jane te perkohshem dhe te vdekshem qofte si individe , qofte si levizje politike ) ?</p>
Add new comment