Giuliano Ibrahim Delnevo, italian, 23 vjeç, i konvertuar në mysliman, jep jetën në krah të rebelëve në Siri

Ishte 23 vjeç. Ishte italian. Quhej Giuliano Ibrahim Delnevo. Kish lindur në Gjenovë, dhe vdiq para disa ditësh, në Qusayr, duke luftuar kundër regjimit të Assad-it. Ishte konvertuar në Islam, dhe ishte bërë aq fanatik, sa edhe Muhameti, një imam i një xhamie të improvizuar në qytetin e famshëm italian, s’e ka për gjë të thotë se “nuk ka dhënë jetën për islamin; është e pamëshirshme ta thuash tani, por në këtë mes nuk hyn fare islami. Kish diçka që nuk shkonte tek ai djalë”. Dhe vijon: “Vinte shpesh nga ne, në xhami, por ishte tepër fanatik, dhe ne nuk e kemi lejuar të lutej me ne; ne bëjmë çmos t’i shmangim fanatikët nga gjiri ynë; ne u mësojmë të gjithëve islamin ortodoks, por ai ishte fanatic”. Ndërsa i ati bën me dije, se i biri ishte vrarë në përpjekje për të mbrojtur një mik armësh në atë luftë, somalez.
Prokurorët kanë hetuar, dhe kanë zbuluar se ai, Giuliano, alias Ibrahim, ishte pjesë e një qëndre që rekrutonte njerëz të tjerë për qëllime terroriste e për aksione vetvrasjeje. Dhe nga qëndra të tilla janë frymëzuar 40-50 vetë të tjerë që po luftojnë në Siri, në krah të rebelëve. Janë emigrantë me origjinë siriane e arabe, por edhe ndonjë italian tek-tuk.
Re.Pu.
Comments
Zoti ia prefte shpirtin ne
<p>Zoti ia prefte shpirtin ne xhenet. Respekt deshmoreve dhe popullit martir sirian. Poshte Asadi.</p>
Respekt deshmorit
<p><span style="color: rgb(0, 0, 0); font-family: Arial, Verdana, Helvetica; font-size: 13.63636302947998px; line-height: 22.42897605895996px;">Respekt deshmorit italian </span>Giuliano Ibrahim Delnevo.</p>
Add new comment