Berisha në Mat, tri minuta miting, me vetëm 100 veta përpara(!)

Postuar në 21 Qershor, 2013 07:07

Gazeta “Shekulli” në faqet e saj ka një një lajm interesant nga Burreli. Ja ç’thuet në të ndër të tjera: “Është hera e dytë që Berisha dështon në Mat. Ditën e djeshme ishte planifikuar mitingu përmbullës. Duke parë se nuk kishte njerëz, organizatorët e shtynë atë edhe 40 minuta, por përsëri njerëzit ishin po ata, vetëm 100 nxënës, arsimtarë, punonjës të spitalit dhe ndonjë punonjës tjetër shtetëror i ardhur me forcë. Gjatë kësaj kohe efektivë  policie dhe të gardës u kërkonin  klientëve të lokaleve aty pranë të dilnin në  shesh, ndërkohë që ka patur mosbindje totale nga ana e tyre. Pa ç’pa, Berisha doli para turmës. I zënë ngushtë  nga braktisja totale e zgjedhësve  të Matit, Sali Berisha foli vetëm tri  minuta në sheshin “Demokracia”  të qytetit. Nga ora 11.42’ deri në  11.45’. Të njëjtin fat pati dhe në  takimin e organizuar në qytetin e  Klosit.

Para fillimit të mitingut elektoral të qytetit  Burrelit, kandidati socialist Hasan Ceni hyri mes turmës së mbledhur në shesh, kontaktoi me shumë  mjekë e mësues që i kishin nxjerrë  me listë në shesh. Gjatë bisedës me  ta, Hasan Ceni garantoi se edhe  pas 23 qershorit do të jenë në punë”. 

Zh.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.