Kukësi shndërrohet në një zonë të nxehtë. Jep dorëheqjen shefi i Rendit në Policisë lokale

Ka ca ditë që Kukësi është shndërruar në një zonë të nxetë politike e elektorale. Nuk shiheshin arsye të ndodhte kjo gjë, por gjithçka filloi pas kalimit të kryetarit të Bashkisë së Kukësit dhe të një kryetari komune, që të dy të Partisë Demokratike, në radhët e LSI-së. Mass-media ka raportuar gjatë ditëve të fundit një mobilizim të pazakontë policor në atë zonë, për rrjedhojë dhe përplasje mes palëve. Kreu i LSI-së, Meta dhe ministri i brendshëm, njëkohësisht kandidat për deputet i PD-së, Noka, kanë shkëmbyer akuza e kërcënime me njëri-tjetrin.
Në këtë kontekst, sapo është dhënë lajmi se shefi i rendit në policinë e Kukësit, Embro Xholi ka dhënë dorëheqjen për shkak të presioneve që i kanë ardhur nga SHKB-ja (Shërbimi i Kontrollit Kombëtar), një strukturë e ministrisë së Rendit në varësinë e Nokës. Këtë lajm e ka konfirmuar vetë Embro Xholi, në një prononcim për televizionin Neës 24. “Më kanë kërcënuar njerëz të SHKB-së”, ka thënë ai.
Pritet që të ndriçohet ngjarja deri në fund, por kjo dorëheqje dy ditë parazgjedhjeve, e motivuar me presione të SHKB-së, është një sinjal i keq.
Re.Pu.
Add new comment