Media ndërkombëtare: Ca heshtin e ca flasin lidhur me zgjedhjet në Shqipëri

Media ndërkombëatre nuk është se ka patur ndonë fokusim të madh tek zgjedhjet tona. Madje, edhe pas ngjarjes së Laçit, shumë gazeta e agjenci s’e kanë parë të udhës të raportojnë. CNN, the Guardian, New York Times, etj, nuk i kanë kushtuar asnjë rresht ditës së votimit.
Gazetat e përtej Adriatikut nuk i kanë kushtuar vëmendje fushatës elektorale. Në gazetat kryesore nuk është raportuar asgjë nga Shqipëria gjatë 30 ditëve të fundit. Por sot, shumica e tyre është vënë në lëvizje nga ngjarja e Laçit. Dhe pasi theksojnë faktin që ka pasur përplajse me armë, japin dhe një info të përgjithshme. La Repubblica bën me dije se kjo garë është midis Sali Berishës që ka dominuar skenën politike shqiptare qysh prej vitit 1990, e Edi Ramës që këtë herë, sipas sondazheve të institutit Piepoli dhe IPR Marketing, rezulton të jetë në avantazh. Il Corriere della Sera thekson gjithashtu të njëjtën gjë, por tek partitë e rëndësishme fut ‘nga xhepi’ dhe Aleancën Kuq e Zi; e fut si parti të tretë.
Agjenci e gazeta të tjera kanë folur veç për ngjarjen e Laçit. Washington Post i referohet frazës së Ilir Metës pas kësaj ngjarjeje: “Sali Berisha nuk është më kryeministër. Është për të ardhur keq që ai nuk paska ndërmend të ikë pa derdhur gjak”. Reuters-i bënte një raportim neutral të asaj që ka ndodhur. Financial Times kish për titull “Edi Rama ka për qëllim të largojë nga pushteti Sali Berishën; ndërkohë shqiptarët kanë nisur të votojnë”. Huffpost.com i është referuar në një shkrim fjalëve të Ettore Sequi-t (“Dua të them një gjë qartë e shkoqur: Dhuna në zgjedhje nuk ka të bëjë me standardet ndërkombëtare”, tha ai) dhe fjalëve të kreut të shtetit (ai ka bërë thirrje për qetësi).
Re.Pu.
Comments
Akoma ju rren mendja qe jemi
<p>Akoma ju rren mendja qe jemi vend i rendesishem....cfare prisni ju t'ju pasqyroje bota ha ha ha po do te pasqyroje vonesat e numerimit, ndoshta rezultati i zgjedhjeve do te dale ne Tetor. vendi me qesharak i botes nuk eshte ne gjendje te heq qafe nje kriminel anadollak, priska edhe pasqyrim ne gazetat me te rendesishme te botes....ha ha ha</p>
I dashur Kult, te shkruaj
<p>I dashur Kult, te shkruaj Financial Times apo The Sun apo Der Spigel nuk ka ndonje domethenie te madhe qe i jep rendesi Shqiperise, keto gazeta shkruajne perdite per ^Bangladeshin, apo Zimbabven, apo Sirine, une nuk kuptoj ngazellimin e bashkepatrioteve te mij dhe atyre qe mbahen per intelektuale apo gazetare, kur permendet Shqiperia ne gazeta, me duken si ato fatosat e kohes se komunizmit qe lumturoheshin. Duhet t'a pranojme qe jemi vend kot dhe komplet i parendesishem qe vetem i hapim probleme vetes me budallalleqet qe bejme (qe bejne politikanet kriminele e hajdute) ne kur dalim ne gazeta dalin si objekt talljeje. Bota as qe na llogarit jo me te shohe si shkojne zgjedhjet ketu; kjpo mosvemendje i ka zgjatur jeten ne pushtet kriminelit sali berisha dhe bandes se tij me kusare e vrases. jemi ne dhe veten ne qe kemi detyre e pergjegjesi t'a shporrin dhe nese e meriton t'a cojme para drejtesise nese ky vend do te behet ndonjehere...ja tani jam i sigurte qe do te kemi pak haperire ne keto gazeta por perseri si objekt talljeje sepse me siguri rezultati do te dale i Zyrtarizuar ne Tetor. Dhe une besoj qe kjo eshte nje arsye e madhe per boten te tallet me ne. kete e kemi perseri dhurate nga krimineli i ndyre sali berisha qe pervec shume turpeve qe na ka vene mbi kurriz si shtet mafioz e qdeshrak na ka zbukuruar edhe me kete ngjarje te papare ndonjehere as ne Afrike ku votat duam 2 apo 3 muaj te munerohen. Une jam shqiptar si ju biles lere e rritur ne Tirane dhe sinqerisht me dridhet zemra kur lexoj per Shqiperine ne gazetat nderkombetare apo ne internet, por nuk pres qe vendi im te jete perhere ne keto gazeta sepse jam i ndergjegjshem qe eshte vendi me i ndyre ne bote, i katandisur ne kete pike nga krimineli sali berisha dhew banda e tij. Kurre nuk mendoj qe eshte i rendesishem por mendoj dhe shpresoj aqe ne duhet ta kuptojm mire situaten alarmante ku ndodheni dhe te luftojne e punojme sa ne mire e fort per t'a rilindur kete vend qe te krahasohet te pakten me vendet e tjera te Ballkanit. Duhet tr'i harrojme gazetat dhe te heqim qafe kriminelet dhe te punojm qe vendi te kthehet ne normalitet pa krime monstruose, vjedhje e pasiguri.</p>
Dridhe like dridhe
<p>Dridhe like dridhe</p>
Add new comment