Rama shpall fitoren e Rilindjes dhe realizimin e numrit të mandateve, Majlinda Bregu del pas 20 minutash për t’i thënë: “sondazhet tona tregojnë që ne kemi fituar”

Postuar në 23 Qershor, 2013 12:20

Në konferencën për shtyp, rreth orës 19:10 Edi Rama u deklaroi mediave dhe mbështetësve se:

  1. Nga të dhënat e marra në rrugë operative, Rilindja fitoi mbi rrënimin
  2. Ai konfirmoi se sipas këtyre të dhënave është realizuar numri i pritshëm i mandateve për Aleancën për Shqipërinë Evropiane
  3. Ai i kujtoi KQZ dhe komisionerëve të QC-ve se ligji është i qartë se kur duhe mbyllur qendrat e votimit, dhe se do mund të vazhdojnë të votojnë vetëm ata votues që janë në rradhë.

Ai bëri thirrje që kutitë të shkojnë të paprekura në qendrat e numërimit, sipas përcaktimeve të ligjit.

Majlinda Bregu doli pas 20 minutash për të thënë që sondazhet tona konfirmojnë fitoren e Aleancës sonë. Ajo iu shmang pyetjes se çfarë lloj sondazhesh ishin (janë exit-polle, sondazhe paraprake, etj) duke thënë se është “trendi i votuesve”.

k.c.

 

Comments

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.