Arkiv-Lajme

“Shpartallimi elektoral i Berishës është lajm i mire dhe për Kosovën”, thotë Mushkolaj

Postuar në 25 Qershor, 2013 06:21

Në gazetat e Kosovës nuk është vënë re ndonjë zell i madh për të raportuar ngjarjen elektorale në Shqipëri, por kolumnistët tek-tuk janë bërë të gjallë për ta thënë të tyren. Nuk ka komente gazetash që vajtojnë atë që ndodhi, por ka disa komente që e përshëndesin. I fundit është shkrimi i Imer Mushkolajt, publikuar në gazetën Express.

Ajala bekon fitoren, Rama më herët shpjegoi hapat e parë qeverisës

Postuar në 25 Qershor, 2013 06:08

 

Vendi meritonte një elitë të re politike, thotë Spahiu duke nënkuptuar veten

Postuar në 25 Qershor, 2013 05:07

 

Ardian Vehbiu: Rezultati 84-56 bart rrezikun e anulimit de facto të opozitës së nesërme

Postuar në 25 Qershor, 2013 04:56

Maxhoranca e re mund të ketë mbi 84 deputetë, dhe kjo po shihet edhe me shqetësim. Një nga autorët që në këtë rezultat sheh “anulimin de facto të opozitës” është Ardian Vehbiu, që në një shkrim të shkurtër në blogun e tij Peizazhe të Fjalës (shkrimi më i shkurtër që mund të ketë bërë ndonjëherë në atë blog), thotë: “Qytetarëve në Shqipëri nuk u duhet një e majtë që të administrojë vendin e pakontestuar; por një administratë pjesë e një sistemi pluralist, ku opozita të ketë rol aktiv në të gjitha proceset.

Deputetja Lama atakon Albin Kurtin për çështjen e shamisë dhe fesë në shkolla

Postuar në 25 Qershor, 2013 04:35

 

Të përditshmet e sotme kishin kumte të qarta e tituj të ngjyrosur e stilistikë

Postuar në 25 Qershor, 2013 04:22

Të përditshmet e sotme, për shkak të situatës më në fund të qartë elektorale, kishin dalë me tituj që nuk bartnin më ekuivokë. Madje, një pjesë titujsh kryesorë të faqeve të para ishin plot ngjyra. Shqipi dilte me titullin “Maxhoranca më e fortë në histori”. Mapo kish një titull të ftohtë raportues: “Gjysma e kutive, dhe e majta ka mbi 80 mandate”. Panorama dilte me titullin “E majta kryeson në 10 qarqe, 84 mandate”. Shqiptarja.com ka nxjerrë një titull gjysmë shqip e gjysmë anglisht: “Wow! Dallga rozë”.

FRD-ja nuk merr asnjë deputet; nuk pati as shansin të dëmtonte Berishën

Postuar në 25 Qershor, 2013 03:50

Përpara zgjedhjeve konsiderohej se një nga të panjohurat e ekuacionit elektoral ishte FRD-ja. Tani nuk është më e panjohur. FRD-ja ka dështuar. Ka ende vota për t’u numëruar, por leximi perspektiv i rezultateve na thotë se FRD-ja nuk do të marrë asnjë deputet. Nuk marrin as atje ku pritej të merrnin, në Tiranë e në Durrës. Ndoshta janë penalizuar nga polarizimi i fortë në prag të ditës së votimit? Ndoshta, por kjo është analizë që do bëhet në ditët e  ardhshme.

Deklarata surreale e Berishës bërë Kukan-it: Do të njoh zgjedhjet!!!!

Postuar në 25 Qershor, 2013 03:23

Dje, gjatë gjithë ditës, mediat kanë shpërndarë një deklaratë “optimiste” të Edward Kukan-it. Europarlamentari konservator është cituar (dhe është parë në TV)  të ketë thënë, se gjatë bisedës që ka pasur me Berishën në kryeministri, ky i fundit i ka përsëritur 2-3 herë, se “do ta pranojë rezultatin e zgjedhjeve”. Duket se Berisha me këtë ka dashur – ndryshe, nuk mund të shpjegohet kjo deklaratë – të qetësojë ata që kanë dyshime se ky mund të mos e pranojë rezultatin. Mirëpo deklarata është surreale.

PDIU dhe PR nga 4 mandate? Ja që sistemi i favorizoka të vegjlit, me kusht që...

Postuar në 25 Qershor, 2013 03:19

 

Zgjidhet “makthi” kryeministror. Ilir Meta thotë se u takon socialistëve

Postuar në 25 Qershor, 2013 02:58

Më në fund kanë rënë në paqe shpirtrat e trazuar prej “makthit” të çështjes së kryeministrit. “E sqaroi” mbrëmë Ilir Meta, në programin Opinion, i pyetur nga analistët në atë studio. “Nuk kemi asnjë problem me këtë çështje. Atë e zgjedh Kushtetuta, dhe jo ne”, tha Meta. Po vijon të flasw me një gjuhë njësoj të interpretueshme, si gjatë fushatës? Jo, menjëherë më pas saktëson: “Kryeministri i takon partisë më të madhe në vend, dhe partia më e madhe është Partia Socialiste”.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme