PDIU dhe PR nga 4 mandate? Ja që sistemi i favorizoka të vegjlit, me kusht që...

Postuar në 25 Qershor, 2013 03:19

 

Efekti i enëve komunikuese të votave brenda koalicionit, i ka hedhur edhe më shumë kripë plagëve të PD-së këto zgjedhje. Deri tani republikanët projektohen me katër mandate në parlamentin e ri, e po ashtu edhe PDIU e Shpëtim Idrizit. Pa i hyrë emër për emër listës zyrtare të Partisë Demokratike, ku ka edhe “përfitues” të tjerë nga zemërgjerësia pragmatiste e Berishës, mjafton fakti i mësipërm për të konkluduar se proporcionali rajonal ofron avantazhet e veta për partitë e vogla. Natyrisht, me kushtin që këto të hyjnë në koalicion nën ombrellën e të mëdhave, për të thithur nga oksigjeni i tyre. S’do mend, shembulli më brilant për këtë është vetë LSI. Por a do të shtrohet më vonë çështja e kalimit në sistemin proporcional kombëtar, pas këtyre rezultateve? Të shohim.

A.K. 

Comments

Submitted by Albi (not verified) on

<p>Shpresoj qe po, gjithsesi rasti i LSI tregon qe ne koalicion ka marre po aq sa do i takonte ne proporcional kombetar pak a shume, 14-16 deputet. Po me proprocionalin kombetar do ishin me te lira te benin fushaten e tyre.&nbsp;</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.