Ardian Vehbiu: Rezultati 84-56 bart rrezikun e anulimit de facto të opozitës së nesërme

Maxhoranca e re mund të ketë mbi 84 deputetë, dhe kjo po shihet edhe me shqetësim. Një nga autorët që në këtë rezultat sheh “anulimin de facto të opozitës” është Ardian Vehbiu, që në një shkrim të shkurtër në blogun e tij Peizazhe të Fjalës (shkrimi më i shkurtër që mund të ketë bërë ndonjëherë në atë blog), thotë: “Qytetarëve në Shqipëri nuk u duhet një e majtë që të administrojë vendin e pakontestuar; por një administratë pjesë e një sistemi pluralist, ku opozita të ketë rol aktiv në të gjitha proceset. Përtej realizimit të programit të saj, e majta e bashkuar mund dhe duhet të synojë që të çrrënjosë, nga institucionet dhe kultura politike shqiptare, modelin Berisha-Topalli – ose kombinimin fatal të arbitraritetit, gënjeshtrës, njëanshmërisë, improvizimit dhe vulgaritetit.”
Shënimin e plotë të tij mund të gjeni në linkun http://xhaxhai.wordpress.com/2013/06/25/nje-frike/#more-12956
Re.Pu.
Comments
Po na ler mo Xhaxha me keto
Po na ler mo Xhaxha me keto paravolira. Analize logjike ke bere mo? Pse sado shkurt shkruan prape s merret vesh se ku do te dalesh. Rri atje ku je me mire e mos e lodh veten shume.
te anullohen zgjedhjet, te
<p> te anullohen zgjedhjet, te bejme te reja...</p>
Thone u shtri e thone u
<p>Thone u shtri e thone u vra</p><p>po ti s'vdiqe o Xhaxha...</p>
Add new comment