Të gjithë ia faturojnë tjetrit ngjarjen e Laçit, Kukan: “Mos nxirrni konkluzione paraprake!”

Postuar në 23 Qershor, 2013 07:22

Ndërkohë që partitë politike kanë dhënë deklarata e para në lidhje me vrasjen e simpatizantit të LSI në Laç, kreu i delegacionit të PE-së për marrëdhëniet me Evropën Juglindore, Eduard Kukan, pas një takimi të zhvilluar në selinë e PS-së, theksoi rëndësinë që të mos nxirren konkluzione paraprake pa u hetuar më parë ngjarja [e Laçit].  “Dhuna në zgjedhje është e papranueshme, por duhet hetuar. Nuk duhen nxjerrë konkluzione paraprake”,- deklaroi Kukan.

Ndërkohë që Meta citohet të ketë thënë në lidhje me ngjarjen se “Berisha nuk ikën dot nga pushteti pa gjak”. Rama kishte folur pak më parë për policinë e lidhur me kriminelët, ndërsa zëdhënësja e PD-së Vorpsi u shpreh për “plagosjen e kandidatit të PD-së dhe të afërmit të tij nga persona, mbështetes dhe përkrahës të PS-së dhe aleatëve të saj, disa prej te cilëve  shkuan nga Tirana për motive te paqarta. Këta persona, thirrjes së kandidatit tonë “Largohuni dhe mos ndani lekë këtu” i janë përgjigjur me armë, duke plagosur kandidatin e PD-së dhe të afërmin e tij, Kastriot Fufi”; Topi u citohet nga TCH të ketë thënë që “ngjarjen në Laç e prodhoi shteti”.

k.c.

Comments

Submitted by Anonim (not verified) on

<p>Keta te tre duhen zhdukur nga faqja e politikes . Kerkojne shtet ligjor dhe asgje si len ne dore prokurorise, por dalin me deklarata per te nxitur njerezit, te cilet nuk e kuptoj perse sakrifikojne jeten per keta udheheqes te korruptuar dhe sharlatane. Tani me rrezaton edhe me reale thirrja e Lubonjes&quot; te gjitheve kryq&quot; . Te iken te tre, njeri me i korruptuar se tjetri, njeri me turp se tjetri, pale ky MEta...njeri qe po shkaterron plotesisht Shqiperine.. Te kishim degjuar me kohe Dritan Priftin e te kishim drejtesi.. cdo gje do te ishte ndryshe sot.</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.