Shënim: Një fjalim model i Presidentit të një Republike aspak model

Presidenti i Republikës ka mbajtur sot një fjalim model, ku u kërkon qytetarëve të votojnë, pasi “të mos votosh është pasivitet i pafalshëm”. Është qetësuese (për të mos thënë, frymëzuese) të dëgjosh fjalë të tilla në këtë atmosferë.
Të votosh provon se di të jesh i përgjegjshëm për fatet e tua, di ta përdorësh lirinë për veten dhe të tjerët, për të tashmen dhe të ardhmen. Të mos votosh është pasivitet i pafalshëm që nuk justifikohet nga asgjë”,- thuhet në mesazhin e Presidentit Nishani. Presidenti i Republikës u kujton qytetarëve se dallimet politike nuk duhet t’i ndajnë, por t’i bashkojnë më shumë shqiptarët. Nishani thekson se “votimet duhet vlerësohen për rëndësinë që kanë lidhur me marrëdhëniet e vendit me botën, me të cilat liria, begatia, fatet tona të tashme dhe të ardhshme janë ngushtësisht të lidhura”.
Por, përtej fjalimit model, mbetet fakti që ai është President pasiv i një Republike plot me probleme, që po hyn në zgjedhje mes një atmosfere mosbesimi, me KQZ të prishur, me të burgosur të liruar në prag të zgjedhjeve, me votues të importuar, me listat e zeza të atyre që do votojnë kundër PD, dhe me një kod zgjedhor që ua ka ngushtuar “votuesve pasivë” mundësinë të zgjedhin një alternativë të vërtetë, por të detyruar të zgjedhin të keqen më të vogël. Andaj, sado i lavdërueshëm, fjalimi i Presidentit duket sikur nuk ka lidhje me këtë vend.
K. Cukali
Comments
Kjo puna e te burgosurve te
<p>Kjo puna e te burgosurve te liruar dhe njerezve qe u blihet vota eshte skandaloze dhe shenje e paster e ketij shteti makaber qe ekziston sot. Po s'ke c'pret ndryshe nga keta qe jane edhe per nje dite ne qeveri!</p>
Add new comment