IPR Marketing jep rezultatet finale, që janë idem. Tani i duhet të presë në ankth rezultatet reale

Kompania italiane IPR Marketing sapo ka dhënë rezultatet e sondazhit të tretë të përditësuar, që është dhe sondazhi i fundit, i kompletuar. Shifrat nuk kanë ndryshime esenciale. Ka fituar ½ pikë Partia Demokratike në kurriz të Partisë Socialiste, por diferenca mes të dyjave, ashtu si dhe mes koalicioneve që ato përfaqësojnë e kryesojnë, mbetet e madhe, mbi 10 pikë. Suprizë mbetet rezultati i lartë i LS-së. Ky sondazh i jep kësaj partie 7-11%, gjë që është një shifër 2-3 pikw më e lartë edhe se ajo që kjo parti kish në sondazhet para zgjedhjeve të bëra po nga IPR Marketing.
Janë këto shifra, tok me përqindjen e partive të vogla brenda kolaicionit opozitar që është 2-3 pikë më e lartë se përqindja e partive të vogla të përfshira në koalicionin e PD-sw, që e bëjnë fitoren e opozitës në Tiranë më të madhe se sa ajo e pritshme. Opozita, sipas këtij sondazhi, merr 17-18 mandate nw kryeqytet, ndërsa maxhoranca merr 14-15 mandate. Mund të marrin nga një mandat, gjithnjë sipas IPR Marketing-ut, edhe FRD-ja e AK-ja.
Nëse numërimi i votave do ta konfirmojë këtë rezultat, kjo kompani (në foto presidenti i saj, Antonio Noto) ka të drejtë të marrë një medalje të madhe, por nëse ndodh e kundërta, atëherë ky sondazh do të komprometonte rëndë imazhin e saj.
Re.Pu.
Add new comment