Të përditshmet e Tiranës një ditë më pas

Në ka një ditë, kur gazetat nuk ia vlen t’i lexosh, kjo ditë është e nesërmja pas ditës së votimeve. Duke qene se ato faqosen e dërgohen në shtypshkronjë rrotull mesnatës, i bie që në mëngjes të kenë një informacion tmerrësisht të vjetër në një kohë që lexuesit kanë etje për një informacion të freskët, që mund ta marrin pa problem nga burime të tjera në TV apo line.
Gazetat “next day” janë të mbushura me tituj spekullativë, patetikë, propagandistikë, ose të boshatisur nga informacioni real. Për ilustrim po japim titujt e gazetave të sotme. Mapo del me titullin “Rezultatet e para: PD, PS, LSI shpallin fitoren”. Shqiptarja.com ka titullin “Zgjedhjet, e majta drejt fitores”. Në gazetën Shqiptare, në faqen e parë të saj, syri të zë mbishkrimin “Hapen kutitqë e para. Berisha-Rama-Meta: Fituam”. E përditshmja Dita ka titullin, që mezi ka pritur ta vendosë: Sali, mbath opingat!”. Shqipi është më i ftohtë, ndonëse me një titull “të pabalancuar”: “Hapen kutitë e para, PS-ja në avantazh”. Panorama me një titull përshkrues: “Hapen kutitë e para, Berisha, Rama e Meta shpallin fitoren”. Shekulli i Kokëdhimës me një titull të pritshëm: “Rilindje!”
Re.Pu.
Add new comment