7 vjet burg për Berluskonin për akuzën e seksit me minorene

Postuar në 24 Qershor, 2013 12:12

Shumë websit-e, gazeta online dhe të shkruara midis të cilave edhe BBC së cilë i jemi referuar, lajmin për dënimin e Berluskonit e kanë venë në vend të dukshëm. Në lajm midis të tjerash thuhet se pas disa shkallësh të gjyqësorit, më në fund, ish- kryeministri Italian, Silvio Berluskoni  është gjetur fajtor për akuzën e seksit me një prostitutë minorene dhe abuzim me detyrën.

Ai është dënuar me shtatë vite burg dhe do t’i ndalohet edhe marrja e posteve publike, në varësi të rezultatit të apelit.

76- vjeçari ka mohuar të gjitha akuzat ndaj tij.

Në tetor të vitit të shkuar Berluskoni është dënuar me katër vite burg për mashtrim me taksat.

Zh.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.