Këshilla e deputetit të Thaçit: Berisha, dil qetësisht në pension

Një ngushëllim mjaft interesant vjen nga Kosova për kryetarin e PD-së, Berisha, nga deputeti i PDK-së dhe ish gazetari Berat Buzhala. Edhe pse Buzhala personalisht është i bindur se Berisha ka bërë goxha punë këto dy mandate, me kryepunë rrugën e Kombit (të cilën aq shumë e kanë urryer Erion Braçe dhe soji i tij, shton si rastësisht autori), ai assesi nuk futet dot në histori si shenjtor. Në opinionin e tij për gazetën Express, Buzhala konstaton se “Berisha është një vdekatar, i rrethuar prej fëmijëve mëkatarë, siç rrethohet pothuajse secili lider shqiptar. Para se gjithash është i rrethuar me cenet tipike shqiptare, siç janë urrejtja për rivalin dhe urrejtja për kompromisin”. Sipas autorit, “tash jo më Shqipëria, por Berisha ndodhet në një udhëkryq personal”. Dhe Buzhala i sugjeron Berishës një lamtumirë paqësore, për t’iu bashkuar Alfred Moisiut, Rexhep Meidanit “dhe pensionistëve të tjerë”.
Re.Pu
Comments
Rrrugen e Kombit e ka hedhur
<p>Rrrugen e Kombit e ka hedhur si ide P.Majko.Po nejse.S'ka problem.</p>
ik or kokrra e idiotit..erion
<p>ik or kokrra e idiotit..erion brace kunder rruges..po mir e ke ti se i paguajme ne me leket tona..informohuni njehere politikane debila..po na jepke dhe mend ti..nejse berisha ata si ty degjon</p>
Buzhales do hequr emri i
<p>Buzhales do hequr emri i Beratit,se ja ka futur kot per Erjonin</p>
Ky Breat Buzhala eshte turpi
<p>Ky Breat Buzhala eshte turpi i deputetit ne Kosove. Mos ja merrni per te madhe se ky ne parlament ka ardhur me vota te vjedhura.</p>
Add new comment