Shënim: Kjo është nata që do vulosë notën e këtyre zgjedhjeve

Postuar në 24 Qershor, 2013 16:01

 

Numërimi i votave në më pak se gjysmën e mbetur të 5508 kutive të votimit, duket se do të vazhdojë gjatë natës duke u gdhirë e marta e 25 qershorit 2013. Avantazhi i qartë i koalicionit të majtë që në fillim të numërimit, vetëm është përforcuar përgjatë të hënës. Në shumë qendra numërimi, me konsensus të përbashkët dhe për arsyen e kuptueshme të mbilodhjes dhe kushteve shpesh jo komode të punës, numëruesit e çdo kahu kanë bërë pushim, për t’u rikthyer të karikuar. Gjatë gjithë këtij procesi, situata ka qenë relativisht e qetë dhe e përmbajtur, duke lënë veçmas ngjarjen tragjike të Laçit paraditen e 23 qershorit (për aq sa mund të lihet mënjanë një i vrarë dhe disa të plagosur). Por vulën finale këtij procesi zgjedhor ja vë përfundimi i qetë dhe korrekt i krejt procesit të numërimit, që kurorëzohet me nxjerrjen e rezultatit nga KZAZ-të. Një natë pra, që do na vendosë notën dhe do na vërë në sprovën e fundit, nëse më në fund, kemi mësuar realisht të kryejmë zgjedhje të lira, të ndershme dhe… të shpejta e jo rraskapitëse.

A.K.

Comments

Submitted by bbb (not verified) on

<p>PS ka maksimumi 68 mandate. Minus Spartk Brahon del 67. Dmth Rilindja e 1 prillit i jep PSse vetem nje deputet me shume se 2009...Me sa duket &quot;Rilindja&quot; doli per LSIne</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.