Shembjet nuk paskan të sosur sot për kryeministrin

“Fati i keq” i shembjeve menjëherë pas inaugurimit, ka ndjekur edhe aksin e ri (por të pambaruar) të rrugës Tiranë-Elbasan, njësoj si tunelin e Kalimashit para katër vitesh. Një masiv shkëmbor është rrëzuar dhe ka bllokuar rrugën 600 metra pranë tunelit të Krrabës, nga ana e Elbasanit. Kalimi është i mundur vetëm nga një korsi, nën mbikqyrjen e Policisë Rrugore. Inaugurimi elektoral para një jave nga vetë kryeministri Berisha e kreu funksionin e vet, me rezultate aspak të mira për qeverinë, duhet thënë. Por ndërsa punimet në autostradë vazhdojnë, ky incident (këtë herë pa pasoja) dëshmon se praktikuesit e rrugës së re duhet të maten mirë para se ta shfrytëzojnë atë.
Re.Pu.
Add new comment