Fitorja në zgjedhje, jetike për të frenuar korrupsionin dhe bandat mafioze shqiptare

Postuar në 26 Qershor, 2013 06:21

Shqipëria është një vend kaq pranë, fatet e të cilit janë të gërshetuara me Italinë. Shqipëria, që në këto dekada ka ditur të transformohet, duke dalë nga një diktaturë e tmerrshme komuniste e Enver Hoxhës, është një vend i mbushur me talente dhe mundësi.

Të dielën, më 23 qershor, u mbajtën zgjedhjet parlamentare në Shqipëri, që është një demokraci e re dhe në rrezik. Edi Rama, socialist dhe lider i koalicionit të qendrës së majtë, në fund të votimit deklaroi se koalicioni i tij është në rrugën e duhur për të marrë ato vende në parlament që kishte parashikuar. Rezultati i këtyre zgjedhjeve dhe ndryshimi që shpresojmë se do të sjellë me të, janë jetike për të frenuar korrupsionin e Berishës dhe për të nisur një dallim të vërtetë me bandat mafioze shqiptare.

Është koha për t’i lejuar Shqipërisë që të iniciojë ndryshimin që do e sjellë në Europë. Simpatia ime shkon për të gjithë lexuesit shqiptarë, që më ndjekin, dhe që e di që në këto kohë janë të angazhuar në respektimin e demokracisë përfundon mesazhine tij në Facebook, drejtuar gjithë shqiptarëve.

Zh.

Comments

Submitted by skelari migrues (not verified) on

<p>Mire do ishte qe te ishte edhe emri i personazhit, se jo te gjithe e njohin mire si fytyre.</p>

Submitted by katarakti (not verified) on

<p>Kush &quot;zh&quot;?!</p>

Submitted by Gjon (not verified) on

<p>&nbsp;</p><p>&nbsp;Kam pershtypjen qe Saviano nuk e ka shume te qarte se kush po e merr pushtetin.</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.