77 vjeçari Rexhep Qosja bën "show-n" e pritshëm: Jam i lumtur, shumë i lumtur

Rexhep Qosja nuk ka nguruar shumë për t’u shfaqur në publik e për publikun pas kësaj që ndodhi. Shkak është bërë dhe festa personale e 77 vjetorit, por është marrë vesh se edhe pa këtë shkak, ai do të shfaqej për ngjarjen që e ka pritur prej më shumë se 20 vitesh: largimin e Sali Berishës nga politika.
Nuk e ka fshehur gëzimin e vet. Në një intervistë për Ditën, a thotë se “ndihet mirë, i lumtur, pasi ditëlindja doli që ish shumë e fatshme për Shqipërinë. Shqipëria mund të quhet e çliruar”. Dhe në fund, kërkesës së gazetares Zenepe Luka për t’i dhënë një këshillë kryeministrit Berisha në ikje, ai i përgjigjet: “Të lutem, mikesha ime, mos ma prish gëzimin e festës së dyfishtë”.
Re.Pu.

Comments
Dua te shkruaj, por skam c'te
<p>Dua te shkruaj, por skam c'te them se ky eshte gjigant ne shprehjen e cfardo emocioni "Mos ma prish gezimin e dyfishte"....</p>
Gezuar ditelindjen. U befsh
<p>Gezuar ditelindjen. U befsh 100 vjeç Rexhep Qosja.</p>
Gëzuar edhe 100 vite të tjera
<p style="text-align: center;"><u>Gëzuar edhe 100 vite të tjera jetë, Akademiku dhe Profesori <span style="font-size: 1.2em; line-height: 1.7em;">i madh, Rexhep Qosja!</span></u></p>
Add new comment