Zyra e SHBA në OSBE, më në fund një fjalë të mirë: Zgjedhjet Ok, qeveria e re të integrojë vendin

Postuar në 27 Qershor, 2013 14:32

Misioni i SHBA-së në OSBE ka përshëndetuar zgjedhjet e mbajtura në Shqipëri. Ambasadori Ina Kelli ka vlerësuar pjesëmarrjen masive të qytetarëve në votime. Ndërkohë, ai ka thënë se puna e vërtetë nis tani.

Në emër të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, përgëzojmë qytetarët e Shqipërisë për pjesëmarrjen e tyre paqësore dhe aktive në zgjedhjet parlamentare të 23 qershorit. Anembanë vendit, qytetarët shqiptarë morën pjesë masivisht për të ushtruar atë që e konsiderojmë të drejtën demokratike më bazike – të drejtën e votes, ka thënë Kelli, duke vazhduar se pas formimit, nxisim qeverinë e re që të vazhdojë të forcojë shtetin ligjor, të rrisë standardet e të drejtave të njeriut, të promovojë qeverisje transparente dhe llogaridhënëse, të promovojë zhvillimin ekonomik dhe të punojë drejt reformash të qëndrueshme demokratike në rrugën konsensuale të anëtarësimit në Bashkimin Europian.

Zh

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.