Xhepa, as mish as peshk: ri-themelim i PD, por Berisha të rrijë prezent në PD

Postuar në 29 Qershor, 2013 03:38

Në një intervistë për JAVA-n, Selami Xhepa, një nga eksponentët e njohur të PD-së, përpiqet t’i shmanget shprehjes së dashurisë së pakufishme për liderin e dorëhequr dhe justifikimeve bajate për humbjen, konsideron që faktori kryesor ishte “konsumi moral”. Por Xhepa ngulmon se “Programi i infrastrukturës, i zhvilluar në këto 8 vite qeverisje mbetet një kontributi më madhor në qeverisjen 8-vjeçare të PD-së.” Duke ekspozuar të mirat e këtij programi për zhvillimin, ai gjykon se fushat si arsimi, shëndetësia, administrata publike, jo se kishin mungesë fondesh por vuajnë “mangësitë në menaxhim, mungesë në profesionalizëm dhe humbje të ndjejnës së përgjegjësisë ndaj profesionit”. Gjtihsesi, Xhepa nuk e shtyn më tej analizën, se pse këto fusha degraduan deri këtu. “kauza morale e qeverisjes, kishte rënë” thotë ai në intervistën për Ben Andonin te JAVA.

Xhepa i bashkohet ideve të Mark Markut për një “ri-themelim” të PD, që e mundëson dorëheqja e Berishës, por, duke thënë edhe se “Berisha nuk ishte thjesht një drejtues partie; ai është lideri themelues i saj dhe prezenca e tij, në çfarëdo forme pranë PD-së,është kritike për qendrueshmërinë afatgjatë të kësaj force”. Për Xhepën Berisha mund të luajë një rol të rëndësishëm në “garantimin e vazhdimësisë së PD”, “si faktor në stabilizimin e grupeve të interesave” dhe sigurues i “kohezionit politik të saj”.

k.c.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.