Meta i shmanget përgjigjeve mbi ndarjen e pushtetit, administratës e ministrive. Thotë edhe që “Rama të mos lërë mandatin e deputetit”

Në “5 pyetje nga Babaramo”, Ilir Meta duke sikur i është shmangur shumë prej pyetjeve, sidomos atyre që kishin të bënin me strukturën e ndarjes së pushtetit, numrin e ministrive, si do bëhet me administratën, etj., duke thënë thjesht “nuk është kjo çështja më e rëndësishme” ose “rëndësi ka fryma e koordinimit dhe bashkëpunimit.”
I pyetur nëse ministrat e LSI do ërzgjidhen nga strukturat e partisë apo grupi parlamentar, ai ëshët përgjigjur se “nuk kam pasur kohë të mendoj dhe natyrisht nuk është një çështje që më takon vetëm mua ta mendoj apo ta vendos. Por, ky parim do të zbatohet për të gjitha forcat politike.”
Disi më i artikuluar qartë ka qenë Meta në lidhje me Kryeministrin e ri, Rama, i cili nuk do jetë deputet sipas parimit të lënies së mandatit nga kushdo ministër. Meta mendon se Rama “ka qenë i prirur për këtë gjë [të lërë mandatin]. Por, unë mendoj se nuk është diçka që bën sens, po të kemi parasysh se do të jetë jo vetëm Kryeministër, por normalisht edhe kryetar i mazhorancës parlamentare, që ka njëkohësisht përgjegjësi për vendimet e grupit parlamentar. Në këtë rast, sipas mendimit tim, kjo nuk ka sens.”
k.c.
intervista e plotë:
http://gazetadita.al/meta-rama-nuk-duhet-ta-lere-mandatin-e-...
Add new comment