Fevziu shkruan për Berishën, sot! (dhe i jep një finale stil “Rama”)

Postuar në 29 Qershor, 2013 08:44

Blendi Fevziu përpiqet të bëjë sot një portret të “atij që iku”, Sali Berishës, duke e nxjerrë atë si njeri që polarizoi Shqipërinë, për të mirë a për të keq. Brenda këtij polariteti Fevziu nxjerr “të bardhën” dhe të “zezën” e Sali Berishës.

Për Fevziun, Berisha do të kujtohet për mirë si:

Presidenti i parë i Shqipërisë demokratike dhe lideri i parë postkomunist i Shqipërisë; ai do të kujtohet për hapjen e vendit drejt Perëndimit dhe kursin e tij të palëkundur proeuropian; do të kujtohet për reformat liberale të fillim viteve ’90; për transformimin e vendit; për qeverisjen energjike 2005–2009; për anëtarësimin në NATO, heqjen e vizave, mbështetjen ndaj Kosovës; infrastrukturën rrugore, sidomos Rrugën e Kombit; zgjidhjen e problemit energjetik të vendit dhe së fundi, për atë që s’e gëzoi dot, lajmin e përzgjedhjes së TAP si një projekt fitues.

Për Fevziun, Berisha ka dhe anën tjetër të medaljes:

“....një njeri i ashpër në krye të partisë; autoritarist; herë-herë hakmarrës dhe që s’lejoi një dialog të shëndetshëm brenda saj; si një njeriu ku shpesh paranojat zëvendësonin vizionin politik, por edhe për intolerancën që rrëfeu në ditët e para të vitit 1997, që prodhuan kaosin në të cilin u zhyt vendi dhe që e vuan ende. Do kujtohet që iku nga politika pa iu përgjigjur disa pyetjeve mbi qeverisjen e tij të fundit dhe përgjegjësinë e saj...”

Dhe në fund, e mbyll (në një ngjashmëri të dukshme me fjalimin e Ramës):

“Unë besoj se sot, më shumë se sa anët negative dhe problemet, duhet evidentuar fakti që ai kontribuoi për këtë vend, kontribuoi ashtu si ai mendonte se mund ta bënte më mirë. Dhe për këtë duhet t’i themi faleminderit. Ai iku. Ballafaqimin tjetër nuk e ka më me ne, por me historinë!”

k.c.

E plotë:

http://www.panorama.com.al/2013/06/28/per-sali-berishen-sot/

Comments

Submitted by mustafa (not verified) on

Ca jane keto shakara "kineze"?

Hajvanlleku i shqiptareve eshte unik, hiperbolik, tragjikomik. Duhet te jete ndonje problem gjenetik se ndryshe nuk ka si shpjegohet.

Edhe forma e kokes se Fevzos te shtyn te mendosh se ka probleme gjenetike e fiziologjike.

Sali kafsha ka qene per 20 e kusur vjet si ato gjylet ne kembet e te burgosurve. Ai se la ate vend te beje nje hap drejt normalitetit social e politik.

As ai vete s'eshte munduar ndonjehere te fshehe banditizmin, rrugacerine, krimet ekonomike e politike.

Po Fevzua dhe idiote te tjere nuk kishin/kane sy ti shohin. Per c'fare duhet ti themi faleminderit Sali mushkes??? Ah po, beri te lulezojne debile narciste si Fevzo kokekungulli.

Submitted by Dardan (not verified) on

Pa numuroi te mirat dhe te keqiat e Enver Hoxhes qe te mund te shohim se sa me "lart" qendron bleta ne maje te malit nga miza ne bythe te kalit, o Blendi Fevziu Bregasi Starova!

Submitted by Saliu kurrë (not verified) on

Po more Blendi, sikur dikush te kryente nje veper me mendimin se po ben me te miren, a do te denohej? Pse, viti '97 mos valle ishte "Të bësh më të mirën?". Sikur te gjithe udheheqesit ne Shqiperi te benin 97-ta, 21 janarë, gërdecë, etj, me mendimin se "Ashtu e mendonin, si me te miren", si do te shkonte valle fati i ketij vendi?

Submitted by davidi (not verified) on

vendoset te na lini te qete me saliun?! na lini te qete edhe me kete idiotin

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.