Arkiv-Lajme

Visar Ymeri i VV-së ka kundërshtuar praninë amerikane në mbledhje të kryesisë së Kuvendit. E ka gabim?

Postuar në 02 Korrik, 2013 06:02

Gazeta kosovare ‘Zëri’ ka sot një lajm, në të cilit raportohet një ngjarje e ditës së hënë. Deputeti i Vetëvendosjes, njëkohësisht kreu i grupit parlamentar të kësaj lëvizjeje, Visar Ymeri është futur të marrë marrë pjesë në mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit, dhe atje, përveç kryetarit të parlamentit dhe krerëve të grupeve parlamentare, ka gjetur dhe një out-sider. Po diskutohej projektligji për Amnistinë, dhe Ymeri ka kundërshtuar praninë e këtij outsider-i në atë mbledhje. Cili ishte ky? Ishte një përfaqësues i ambasadës amerikane.

Fatos Tarifa i hedh Berishës një vështrim retrospektiv; dhe i rezulton që …

Postuar në 02 Korrik, 2013 05:44

“Prognozë retrospektive, Berisha në historinë e së shkuarës”, e ka titulluar një shkrim të vetin Fatos Tarifa. Dhe e ka publikuar jo në Mapo, siç ka bërë zakonisht kohët e fundit, por në të përditshmen Dita. Ai është ngacmuar nga gara mes eksponentëve të PD-së dhe opinionistëve të shumtë për ta futur Berishën qysh tani në histori, dhe thotë: “nuk dua të bëj gabimin kaq shpesh të përsëritur në historinë e kombit tonë për t’i dhënë ‘vendin e merituar’ apo për të parashikuar fatin historik të z.

Si mund të luftojnë gratë maskilizmin? “Duke bërë greva seksuale”, thotë Vivian Norris

Postuar në 02 Korrik, 2013 05:31

Një Ph. D.

Surroi: Pushteti i Berishës ishte familjar, dhe “ka përdorur dhunë deri në vrasje”

Postuar në 02 Korrik, 2013 04:43

Në një shkrim të tijin të publikuar disa ditë para votimit, Veton Surroi fliste për një atmosferë ndryshimi që vihej re në Shqipëri, dhe përkufizonte me terma jo simpatikë sundimin e Berishës. Sot ai ka shkruar një artikull tjetër, të publikuar në Shqip, ku tenton të bëjë leximin e asaj që ka ndodhur më 23 qershor, dhe të nxjerrë disa mësime për fituesit.

Breçani, një polic “revolucionar” fton Berishën të rrëzojë “Hitlerin” Rama

Postuar në 02 Korrik, 2013 04:19

 

Ka bërë xhiron e shtypit të sotëm, ky tekst i hedhur në fb e zv.drejtorit të policisë së Tiranës, Erzen Breçani nga vetë ai:

“…Pershendetje liderit historik te shqipetareve Doktorr Sali Berishes e duam ndihmen tende se jemi mesuar me ty qe te na prish deri sa te largojm pinjollet e komunistave me ne krye edvin ramen ta largojm kete enver te dyte ne qe dikur studenta te 91 shembem diktaturen enveriste do gjejme forc dhe optimizem do te ngrihemi te tere se bashku me rinin qe te mos e leme kete hitler te gjunjezoj shqiptaret…”.

KQZ, kontroll tabelave për t’i dhënë ngjyrën përfundimtare Kukësit

Postuar në 02 Korrik, 2013 04:02

 

Meta: Unë blerje votash? Zëra politikanësh të dëshpëruar

Postuar në 02 Korrik, 2013 03:14

 

 

Marrëveshje tetëvjeçare me PS-në. Kreu i LSI-së Ilir Meta sqaroi disa momente të bashkëpunimit të tij me socialistët, dje në emisionin “Opinion” të Blendi Fevziut. Sipas Metës, koalicioni i tij me Edi Ramën nuk do t’i ngjajë mënyrës së bashkëpunimit qeverisës me Berishën, dhe pakti dypalësh është strategjik: Pas tetë vjetësh qeverisje, Shqipëria të anëtarësohet në BE si Kroacia.

Patton Boggs hidhet në gjyq. Jo për Albpetrolin,… për Chevron-in

Postuar në 01 Korrik, 2013 20:19

Firma amerikane konsulente Patton Boggs është e mirënjohur në Shqipëri nga privatizimi i dështuar i Albpetrolit. Përfaqësuesi i saj e siguroi qeverinë shqiptare se garancia bankare prej 85 milionë euro që Rezart Taçi paraqiti në tenderin për Albpetrolin ishte mëse e garantuar nga një bankë amerikane. Por kur privatizimi i Albpetrolit dështoi, rezultoi se ajo garanci ishte false dhe shteti shqiptar i humbi 85 milonë eurot.

Rama përsërit garancitë për opozitën e katër viteve të ardhshme; dhe për mass-median

Postuar në 01 Korrik, 2013 17:06

“Dua të falënderoj të gjithë njerëzit e shtypit, që ushqyen shpirtin opozitar duke kritikuar pushtetin, por edhe neve; unë jam i bindur se nën qeverisjen tonë shtypi do jetojë ditët më të mira dhe liria do fitojë një cilësi që nuk e ka pasur deri më sot”, tha Rama, mes të tjerash, në fjalën që ai mbajti në hotel Sheraton, gjatë festës së përvjetorit të PS-së, me sa duket për të ngushëlluar e përgënjeshtruar ata që kanë paralajmëruar qysh përpara zgjedhjeve një klimë të acartë për median me Ramën në qeveri.

Kreu i Lëvizjes Islame “Bashkohu”: Po, mbrojmë parime të njëjta me Vetvendosjen

Postuar në 01 Korrik, 2013 15:55

 

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme