Rama përsërit garancitë për opozitën e katër viteve të ardhshme; dhe për mass-median

Postuar në 01 Korrik, 2013 17:06

“Dua të falënderoj të gjithë njerëzit e shtypit, që ushqyen shpirtin opozitar duke kritikuar pushtetin, por edhe neve; unë jam i bindur se nën qeverisjen tonë shtypi do jetojë ditët më të mira dhe liria do fitojë një cilësi që nuk e ka pasur deri më sot”, tha Rama, mes të tjerash, në fjalën që ai mbajti në hotel Sheraton, gjatë festës së përvjetorit të PS-së, me sa duket për të ngushëlluar e përgënjeshtruar ata që kanë paralajmëruar qysh përpara zgjedhjeve një klimë të acartë për median me Ramën në qeveri.

Por më pas ai bëri me dije qëndrimin e pushtetit ndaj opozitës, e pushtetit të sotëm që ka qenë tetë vjet në opozitë ndaj opozitës së sotme që ka qenë tetë vjet në pushtet: “Unë do jem i angazhuar që [vuajtja] që kemi hequr në opozitë të na shërbejë jo si një revansh, por si mësim se çfarë nuk duhet bërë ndaj opozitës dhe këtu e kam fjalën për opozitarizmin si të tërë”. Në fund tentoi të vinte dorën në zjarr dhe për klimën demokratike në parlamentin e ardhshëm: “Edhe kryetari i ri i Kuvendit të Shqipërisë do jetë garanti i ri i parlamentarizmit shqiptar”.

 

Re.Pu.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.