Patton Boggs hidhet në gjyq. Jo për Albpetrolin,… për Chevron-in

Postuar në 01 Korrik, 2013 20:19

Firma amerikane konsulente Patton Boggs është e mirënjohur në Shqipëri nga privatizimi i dështuar i Albpetrolit. Përfaqësuesi i saj e siguroi qeverinë shqiptare se garancia bankare prej 85 milionë euro që Rezart Taçi paraqiti në tenderin për Albpetrolin ishte mëse e garantuar nga një bankë amerikane. Por kur privatizimi i Albpetrolit dështoi, rezultoi se ajo garanci ishte false dhe shteti shqiptar i humbi 85 milonë eurot.

Aktualisht, sipas Washington Post, Patton Boggs është hedhur në gjyq për fasifikim dekumentesh në Nju Jork, por jo nga shteti shqiptar. Ajo është hedhur në gjyq nga gjigandi i naftës Chevron për një çështje të ndotjes së ambjentit në Ekuador, të cilën, sipas Chevron-it, Patton Boggs-i e ka keqprezantuar nëpërmjet dokuenteve të fallsifikuara. Bëhet fjalë për një shumë prej 18.2 miliard dollarë që Patton Boggs ka dashur të përfitojë nga Chevron-i në mënyrë të padrejtë, sipas kësaj të fundit.
E.Zaloshnja

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.