Berisha ka caktuar Bashën; të tjerët janë garnitura të një gare false, thotë Baze

Lulzim Basha e ka siguruar emërimin nga kryetari Berisha, ndërsa kandidatët e tjerë po bëhen fasadë e një procesi, të cilin duhet ta refuzojnë me neveri, thotë Mero Baze në editorialin e ri, botuar në sitin e gazetës Tema. “Kjo tregon se ata janë pjesë e një mentaliteti dhe si të tillë nuk meritojnë të fitojnë, por të përfaqësohen nga një njeri që di ta bëjë më mirë se ata b…lëpirjen e Familjes Berisha”, shton Baze, për të cilin gara e kryetarit të ri të PD nuk bëhet sipas parimit një anëtar- një votë, por vetëm me një votë, atë të Berishës. Prandaj, “në këtë pikë kjo është një garë e shëmtuar, e pasinqertë dhe fyese për demokratët e vërtetë që do të vazhdojnë të mbeten në opozitë nga pafuqia për të refuzuar një trashëgimi që i shërben vetëm Familjes Berisha”. Pasi analizon kandidaturën e Sokol Olldashit (“ai nuk rivalizon dot në PD as si jugor, as si durrsak, as tirons, as si njeri me personalitet të pavarur nga Berisha dhe as si një shpresë për fitore. Ai thjesht është pjesë e marrëveshjes së Familjes për të imituar një garë”), Baze nxjerr përfundimin: “Demokratët e vërtetë duhet ta refuzojnë këtë garë dhe duhet ta ndalin këtë ballo me maska, që luhet mbi kurrizin e tyre. Ata kanë nevojë për një lider fitues dhe jo për një lider që të mbrojë Berishën nga humbja. Dhe mbi të gjitha duhet të presin t’i bëjnë zgjedhjet kur të jenë në opozitë. Atëherë kur të mos kenë më rrotull roje, badigardë, banditë dhe biznesmenë”.
Shkrimin e plotë e gjeni në linkun http://www.gazetatema.net/web/2013/07/01/ne-gare-per-te-rivleresuar-berishen/
Re.Pu.
Comments
Po pse nqs nuk e merr Luli
<p>Po pse nqs nuk e merr Luli sipas parimit 1 anetar 1 vote kush eshte figura karizmatike dhe moralisht fituese qe realisht do ta meritonte kreun e PD-se? Me apo pa pelqimin e Bazes sot ne PD Basha mbetet kanditatura me potenciale dhe qe ka konkurruar denjesisht me Ramen ne 2011 me nje fushate pamohueshmerisht pozitive pra ai eshte shpresa me e gjalle e demokrateve per Ringritje.</p>
Add new comment