Breçani, një polic “revolucionar” fton Berishën të rrëzojë “Hitlerin” Rama

Ka bërë xhiron e shtypit të sotëm, ky tekst i hedhur në fb e zv.drejtorit të policisë së Tiranës, Erzen Breçani nga vetë ai:
“…Pershendetje liderit historik te shqipetareve Doktorr Sali Berishes e duam ndihmen tende se jemi mesuar me ty qe te na prish deri sa te largojm pinjollet e komunistave me ne krye edvin ramen ta largojm kete enver te dyte ne qe dikur studenta te 91 shembem diktaturen enveriste do gjejme forc dhe optimizem do te ngrihemi te tere se bashku me rinin qe te mos e leme kete hitler te gjunjezoj shqiptaret…”.
Me një historik të pasur agresiviteti e dhune, Breçanit ndoshta s’ja ka marrë mendja se ky koment do binte në vëmendje të mediave. Apo pikërisht për këtë e ka shkruar? Nëse po, qëllimi që besnikëria e tij e patundur të bjerë në sy të Berishës është arritur, madje me të tepërt. Por zor se kryeministrin e nxjerr në dritë pozitive ky shpërthim primitiv i një funksionari të lartë të policisë së Shtetit, kundër kryeministrit të ardhshëm të zgjedhur me votën më plebishitare dhe më të pakontestuar të dekadës së fundit. Sesi kanë reaguar mediat, po e ilustrojmë me paragrafin e fundit të editoralit të Ditës lidhur me këtë ngjarje:
“Erzen, ushtarakë si ty janë turpi i shtetit. Turpi i çdo shteti, nëse ti e kupton këtë fjalë. Sigurisht, edhe turpi i shtetit shqiptar. Tani kemi vetëm dy komanda për ty, ushtar Erzeni. Gatitu! Dhe... Paramarsh! Kthehu në shpellë!”
Re.Pu
Comments
Ky ose është i marrë o ka

Ky ose është i marrë o ka tipin e tillë.

Ne rast se ka ligj dhe

Ne rast se ka ligj dhe kushtetute, ky maskara duhet te pushohet menjehere nga puna dhe prokuroria duhet te nis hetimet.

Ne shpelle duhet te futet

Ne shpelle duhet te futet Berisha fillimisht, qe me pas ta ndjeki ky palaço e shume si ky qe vertet jane turpi i shtetit tone, jane turpi jone. Por kane goje e flasin sepse u jep zemer kryetari i tyre. Prandaj kryetari i tyre duhet te denohet. Prandaj kultura e pandeshkueshmerise ne Shqiperi duhet te marre fund. Shpresoj te jete bere nje hap perpara, edhe pse te gjithe jemi te vetedijshem qe me LSI-ne ne qeverisje pak ka per t'u bere perpara ne kete pike.

Gjithsesi mendoj se Dita nuk duhet t'i thote askujt se duhet te kthehet ne 'shpelle'. Nje gazete e tille nuk duhet te beje komente me natyre fysese lidhur me prejardhjen. Mjafton qe ky palaço te pushohet nga puna nje ore e me pare, dhe gjithsesi jo sepse beri nje koment te tille por sepse ka kryer vepra me te renda se kjo e sotmja.

Pse nuk qeshni me mire ?!!!!
Pse nuk qeshni me mire ?!!!!
Hahaha, sa I semure ?!!!
Hahaha, sa I semure ?!!!
Mire me te tjerat, po me

Mire me te tjerat, po me gjuhen shqipe cfare ke qe e masakron ne ate menyre, pretendon dhe per arsim te larte. O zot, ec e pretendo siguri jete ne kete mocal.

Merre me mend ç'ben ky per

Merre me mend ç'ben ky per Saliun! Kaq shume i afron me zotin, ndoshta, kaq shume e ka hallaktur sa dhe fjalen "Doktorrrrrrrrr", e ka shkruar me dy "r".

Ne fakt, nje pasuri e bere vetem me faktin e te qenit tropojan, ne bashkejetese me nje injorance "da manuale", detyrimisht arrijne ne shprehjet e qendrime te tilla.

Per te qeshur ndoshta nuk eshte dhe aq. Imagjinoni t'i fryje nje here birbilit Saliu per t'u mbledhur keta "luane".

Barbaria ka kohe qe nuk shfaqet me pamjen e ushtareve me helmeta me brirë siper.

Paska qene student ne

Paska qene student ne fakultetin e geshtenjave.Si ka mundesi qe Tropoja ka te diplomuar me shume se Shanghai?

Cdo popull ka policine qe

Cdo popull ka policine qe meriton!

Ku eshte sot ky jenicer.

Ku eshte sot ky jenicer. Sigurisht e kane arrestuar. Se ligjet e shtetit nuk mund te tolerojne nje ushtarak te fyeje ne kete fare feje kryeministrin te cilin e kane zgjedhur 70 % e shqiptareve. Apo ka dale kacak malit ky tipi dhe kerkon ndihme nga agjenti i UDB-se....

Po pash zotin o njerez

Po pash zotin o njerez me ndihmoni pak pavarsisht se kam ba 12 vjet shkoll me kohen xhaxhit me thuni sa milion na qenka Tropoja se tan drejtorat e te gjitha degve te administrates ne qenkan tropojan se na psh; ne Shkoder nuk bahna drejtora se jena qytet i vogel apo tirans , apo durrsak , apo elbasanlli un smund ta kuptoj por ju lutem me ndihmoni se saliu mu me ka cmundur e me ka lan pa fjal

Dhe sa per kete kriminelin ja kan ba bet tani ktij edhe shokve te tij qe kan kercenu popullin asht tuj hap burg i ri ka than ish ministri halimi se den me e ba si per vete per te PD-n ministra dhe drejtora atje kan meriten me shku

Turp per Edi Ramen nese i

Turp per Edi Ramen nese i anashkalon lehte dhe pa ndeshkim shembullor keta kriminele tropojane qe per 23 vjet e kapen per fyti Shqiperine. Turp nese ky qelbesire e tipit Berisha nuk perfundon ne burg e jo ne shpelle, ku thote lexuesi i mesiperm.

O Sali Berisha! Tregoje veten

O Sali Berisha! Tregoje veten se ke qene demokrat per nje shtet ligjor. Bë kallezim per kete debil kriminel (Erzenin) e te pa skrupullt. Tregohu burre e jo shpellar, siç thone disa.

Add new comment