KQZ, kontroll tabelave për t’i dhënë ngjyrën përfundimtare Kukësit

Postuar në 02 Korrik, 2013 04:02

 

Gjatë procesit të numërimit të votave për katër mandatet e qarkut të Kukësit, ngjyra blu e hartës elektorale herë vendosej dhe herë hiqej. Arsyeja, gara e fortë mes kandidatit të LSI-së Apostol Goci dhe atij të PD-së Alban Zeneli. Mandati i Zenelit ishte i treti i PD-së në qarkun e vetëm fitues të saj, dhe rezultoi i fituar me një diferencë të vogël votash. Por pikërisht për këtë shkak, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ende nuk ka certifikuar zgjedhjet e 23 qershorit. Edhe të hënën KQZ nuk ka mundur të miratojë asnjë tabelë përfundimtare për qarqet të vendit, edhe pse zgjedhjet kanë një javë që kanë përfunduar. Në mbledhjen e djeshme, ku në rendin e ditës ishte vendosur miratimi i projektvendimit të nxjerrjes së rezultatit zgjedhor të qarkut Kukës, Dibër, Korçë, Berat dhe Vlorë, u vendos shtyrja e tyre për 48 orë të tjera. Arsyeja? Përfaqësuesit ligjorë të së majtës kërkuan më shumë kohë për ballafaqimin e tabelave të qarkut të Kukësit, ku mandati i katërt i këtij qarku është ndarë me një diferencë shumë të ngushtë votash dhe pretendohet se procesi i hedhjes së të dhënave të ZAZ-së atje është shoqëruar me gabime. Sipas Genc Gjonçajt, nevojitet verifikim, sepse mandati i dytë i të majtës ose i treti i të djathtës ndahet për 15 vota. Me këtë rast, KQZ vendosi vazhdimin e numerimit në mjediset e institucionit, për qendrën e votimit 3410 të qarkut Gjirokastër.

 

Re.Pu

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.